Sport

ZYRTARE: Thierry Henry trajner i skuadrës së madhe franceze

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 13 October 2018

Monaco ka zyrtarizuar Thierry Henryn si trajner të skuadrës.

Tashmë është zyrtare. Thierry Henry është trajner i Monacos.

Skuadra nga Ligue 1 përmes një komunikate ka njoftuar se ka emëruar trajner ish sulmuesin e Kombëtares së Francës, Thierry Henry.

-Advertisement-

“AS Monaco njofton se ka emëruar trajner Thierry Henry. Ai ka nënshkruar kontratë për tri sezone”, thuhet në njoftim.

Thierry Henry punën në krye të Monacos do ta nis ditën e hënë.

Vlen të ceket se Henry së fundi ka qenë i angazhuar te Kombëtarja e Belgjikës si ndihmës-trajner i Robert Martinezit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera