Sport

ZYRTARE: Sistemi VAR në ndeshjet e play-offit për “EURO 2020”

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 04 December 2019

UEFA ka vendosur që sistemi VAR të përdoret në ndeshjet e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në muajin mars 2020.

Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale me 26 mars.

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndonjëherë me sistemin VAR.

-Advertisement-

Në fakt, Federata Evropiane e Futbollit – UEFA ka vendosur që në ndeshjet e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në muajin mars të vitit 2020, të përdoret sistemi tashmë i famshëm VAR, i cili i korrigjon gabimet e referëve.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është pajtuar që ta përdorë sistemin VAR në Play-Offin e ardhshëm për kualifikim në Evropian, që mbahet në muajin mars 2020, por edhe në kualifikimet evropiane për Botërorin e ardhshëm, lëndë e cila do të aprovohet nga FIFA dikur më vonë”, njofton shtëpia e futbollit evropian.

Kosova do ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve.

“Dardanët” shpresojnë ta mposhtin Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “Play-Offit” dhe më pas ta fitojnë edhe finalen, kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera