Sport

Zyrtare/Rrahmani i Napolit, qëndron te Verona deri në fund të sezonit

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 20 January 2020

Amir Rrahmani është zyrtarisht futbollist i Napolit në Serinë A. Qendërmbrojtësi i Kosovës do të qëndrojë deri në fund të sezonit në formë huazimi te Verona, ndërsa në verë do të veshë fanellën e kaltër të Napolit. 25-vjeçari vetëm pak ditë më parë kaloi testet mjekësore.

Paraqitjet e shkëlqyera të ish-mbrojtësin e Partizanit me fanellën e Veronës në këtë sezon bënë që Napoli të paguante plot 14 milionë euro për kartonin e tij. Rrahmani mësohet se ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me një pagë 1.8 milionë euro në sezon, 200 mijë euro më shumë sesa përfiton aktualisht Elseid Hysaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera