Lajme

ZYRTARE: Policia jep detaje për dyshimet për bom*bë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 01 October 2026

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 17:00 ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se qytetarët janë evakuuar në një perimetër të caktuar.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën Rrustem Hyseni, në Prishtinë”, ka thënë Pllana për Infokus.
Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Njësia për Deminim.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy