Lajme

Zyrtarë nga Iowa qëndrojnë në Kosovë nga kjo fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 23 June 2017

Tre liderë lokal të Fort Dodge do të marrin rrugë për në Kosovë këtë fundjavë ku do të kalojnë disa ditë në shkëmbimin e ideve me njerëzit në Gjakovë, komunitet që është simotër me qytetin e Fort Dodge.

Kryetari i Fort Dodge nga Iowa, Matt Bemrich ka thënë se ky udhëtim të jetë “vërtetë një hapje e mundësive”, shkruan Messengernews, transmeton Klan Kosova.

“E para dhe më e rëndësishmja, kur ne u futëm në marrëveshje me këtë qytet simotër doja që të kishte dorëdhënie reale qo të mund të ndihmonte qytetin e Gjakovës dhe fort Dodge”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Mendoj se ky lloj i udhëtimit do të zgjerojë lidhjen mes nesh dhe ta bëjë atë më të fortë”.

“Ai do të jetë në këtë udhëtim bashkë me Chad Achaeffer – drejtor i inxhinierisë së qytetit, marrëdhënieve biznesore dhe rritjes së komunitetit; dhe Dan Kinney – kryetar i Kolegjit të Unionit Qendror të Iowa.

Ata do të jenë pjesë e një delegacioni më të madh të Iowa të prirë nga Sekretari i Shtetit për Agrikulturë të Bill Northey që po ashtu do të përfshijë edhe përfaqësues të Kolegjit të Unonit të Moines Area, Ankeny; Darke University, Des Moines; Greater Des Moines Partnership; Hawkeye Community College, Waterloo; Iowa Sister States; dhe University of Iowa, nga qyteti i Iowas.

Një kombinim i buxhetit të qytetin për programin e qytetit simotër, i financuar nga organizata e Iowa Sister States si dhe donacionet private që do të paguajnë shpenzimet e udhëtimeve të grupeve lokale, ka thënë Bemrich.

Grupi do të udhëtojë të shtunën në një udhëtim 29 orësh që do të përfshijë ndalesë në Chikago, Illinois, Munich – Gjermani; Cyrih – Zvicër; para se të arrijnë në Prishtinë – kryeqytetin e Kosovës, këtë të diel.

Të hënë i gjithë delegacioni do të jenë në Prishtinë për një takim mbi zhvillimin ekonomik, tregti dhe koordinimin e përgjithshëm të arritjeve në mes të Iowa dhe Kosovës, sipas Bemrich.

Më pas Bemrich, Kinney dhe Schaeffer do të marrin rrugë për Gjakovë. Fort Dodge dhe Gjakova kanë arritur marrëveshje në dhjetor të vitit 2016 që angazhon të dy komunitetet për bashkëpunim në zhvillim e qyteteve në aspektin kulturor, ekonomik dhe çështjet akademike.

Gjakova është qytetet me afro 100 mijë banorë që janë vendosur aty në shekullin e 14. Njihet si vend për prodhimin e tekstilit.

Në Gjakovë, treshja do të vizitojë impiantet e tekstilit, aeroportin, shkollat dhe spitale.

Bemrich ka thënë se ata do të flasin me liderët lokalë të Gjakovës rreth mënyrave të financimit të përparimit infrastrukturor, veçanërisht ato që lidhen me sistemin e ujësjellësit. Ai ka thënë më tej se problem në këtë qytetet mbetet ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët për të shuar zjarrin marrin ujin nga pellgjet. Kurse Fort Dodge ka rrjete uji në një diametër të vogël ku ka qindra hidrantë zjarri.

Kryetari më tej ka shtuar se do tu japë zyrtarëve të Gjakovës disa informacione në instalimin e detektorëve të tymit që e kryejnë zjarrfikësit e Fort doge.

Edhe një shkëmbim në art mes Fort Dodge dhe Gjakovës po ashtu do të diskutohet. Bemrich ka thënë se Eric Anderson – drejtor i Muzeut të Artit Memorial në Blanden, “ka punuar shumë për këtë dhe ka qenë në kontakt me muzet nga Kosova.”

Kinney ka thënë se është duke u angazhuar për të gjetur se çfarë bashkëpunimi mund të krijohet edhe me institucionet edukative në Kosovë.

“Ka diçka që ne mund të bashkëpunojmë dhe që mund të jetë me e fortë”, ka shtuar ai.

Kinney ka thënë se nuk mendon se Kosova ka një stil të kolegjeve amerikane. Ai ka thënë se Kosova ka për të tregtuar shkolla që lidhen me shkollat e larta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera