Sport

ZYRTARE: Holanda bëhet me trajner të ri

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 23 September 2020

Pas eksperiencave të dështuara me Interin, Crystal Palace dhe Atlanta United në Major League Soccer, Frank De Boer rikthehet në pankinë për të drejtuar një tjetër skuadër të madhe.

50-vjeçari është zgjedhur nga drejtuesit e federatës holandeze të futbollit si pasuesi i Ronald Koeman në stolin e përfaqësueses portokalli.

De Boer i cili në karrierën e tij është aktivizuar në 112 ndeshje me Holandën duke shënuar dhe 13 gola ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në përfundim të Botërorit Katar 2022.

-Advertisement-

Do të jetë ai që do të udhëheqë Holandën në Europianin e verës së ardhshme por dhe që do të tentojë ta rikthejë në një kampionat botëror nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese.

De Boer do të nisë menjëherë punën teksa do ta drejtojë Holandën në miqësoren e muajit tetor ndaj Meksikës dhe në sfidat e Nations League ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Italisë.

Frank De Boer takes over at MLS champions Atlanta United - AS.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera