Sport

ZYRTARE: Gjyqtarët nga Kosova delegohen nga UEFA për ndeshjen Rumani – Lihtenshtajn

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 15 October 2018

Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të kenë besimin e UEFA-së për të drejtuar ndeshje ndërkombëtare.

Njëri nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë, Besfort Kasumi është deleguar për ndeshjen mes Rumanisë U21 dhe Lihtenshtajnit U21.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian 2019 për grupmoshat U21.

-Advertisement-

Kasumi do të jetë gjyqtar kryesor në këtë takim, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkohë gjyqtar i katërt në këtë takim do të jetë Genc Nuza.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Lihtenshtajnit do të zhvillohet nesër (e marte) nga ora 20:00 në qytetin Ploiesti.

Për Kasumin kjo do të jetë ndeshja e katërt ndërkombëtare si gjyqtar kryesor ku ka referuar edhe në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera