Sport

ZYRTARE: Djali i Ramiz Lladrovcit mbetet pa skuadër

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 23 January 2020

Klubi i Drenicës dhe futbollisti, Drilon LLadrovci i kanë ndarë rrugët, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Përshëndetje, miq dhe dashamirë të futbollit.

-Advertisement-

Shfrytëzoj rastin të ju informoj se sot kam shkëputur kontratën me klubin “KF Drenica” me marrëveshje të dyanshme. Klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve ju uroj fat dhe suksese në të ardhmen si dhe i falënderoj për kohën që kemi kaluar së bashku.

Nga ky moment jam lojtar i lirë dhe i hapur për oferta”, ka thënë Lladrovci.

Kujtojmë se Driloni është djali i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera