Sport

Zyrtare: De Rossi lojtar i Boca Juniors

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 26 July 2019

Boca Juniors e ka kompletuar nënshkrimin me ish mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi si transfer i lirë

Boca ka lajmëruar të premten në mbrëmje me anë të një komunikate zyrtare që De Rossi ka nënshkruar kontratë për një vit me skuadrën argjentinase.

36 vjeçari në kontratë ka edhe një klauzolë lirimi prej dhjetorit në mars me klubin.

-Advertisement-

Romaku bëri 616 paraqitje në të gjitha garat për klubin e tij të vendlindjes, duke fituar dy Kopa Italia dhe një Superkupë.

Ai luajti edhe 117 ndeshje për Italinë duke shënuar 21 gola dhe ishte fitues i Botërorit 2006.

Megjithatë, ai u largua nga Giallorossi në fund të sezonit të kaluar pasi që klubi nuk i ofroi kontratë të re.

De Rossi pritej që ti bashkohej ndonjë skuadër tjetër të Serie A apo të pensionohej, por në vend të kësaj ai nënshkroi me klubin e tij të ëndrrave, gjigantin e Argjentinës Boca Juniors.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera