“Një takim produktiv” Kurti takohet me O’Brien, folën për marrëveshjet me Serbinë dhe Procesin e Berlinit
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 28 September 2024
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje në New York, në margjina të Sesionit të 79’të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Postimin e ka nisur me takimin që pati me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, me të cilët ka thënë se ka pasur biseda productive.
Diskutimet mes tyre u përqendruan në dialog dhe Procesin e Berlinit.
Kurti tha mbrëmë se gjatë takimit ka theksuar nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.
“Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në platformën “X”.
Për takimin lëshoi njoftim edhe Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës.
Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, u tha në njoftim.
Kurti është takuar dje edhe me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Të tjera
-
Molliqaj pas aksionit të PSD-së: Kjo nuk është qeverisje me integritet, shkon sipas interesave të një njeriu
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik sot në Merdare. Pa...
-
Ministrja gjermane flet për zhbllokimin e CEFTA-s
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se shtetet e Ba...
-
Hapet konkursi për Drejtor të Qendrës së Studentëve dhe të Inspektoratit
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar ...
-
Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës sa më shpejt
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar nga Bashkimi Ev...
-
Nesër Bislimi takon emisarin Lajçak
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nesër do të ketë një takim me...
-
Përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiq, Kurti: Do të intensifikohet lufta hibride ndaj Qeverisë
Kryeministri Albin Kurti ka folur për përgjimin e radhës që u publikua për sh...
-
Biseda telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila, koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses
Millan Radoiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit p...
-
Tragjedia nga përmbytjet, Gërvalla kërkon të ndahen 200 mijë euro për solidarizim me Bosnjën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka kërk...
-
Si shkoi seanca e sotme gjyqësore për Banjskën?
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot u mbajt seanc...
-
Miratohet Projektligji për Shërbimet e Pagesave
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur pasi Qeveria e...
-
Afro 800 punëtorë ende pa paga në Viti, kryetari “selam” Muratit: Qiti paret, lej llafet!
Sot shënon data 9 e muajit tetor e punëtorëve të arsimit në Komunën e Vitisë...
-
Kurti: Pensioni bazik u rrit në 120 euro, puna jonë për mbështetjen e pensionistëve s’përfundon këtu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 223 të Qeverisë së Kosovës...