Lajme

Zylfie Haklaj reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 28 February 2020

Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj të vrarë, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit dje në Pejë, i cili ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së.

Haklaj e ka ngushëlluar vëllaun e Qerim Kelmendit, Ibrahimin, përmes një postimi në profilin e tij.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

“Ngushllime per Qendrim Kelmndin!

Zoti ju Forcofte per te perballuar kete dhimbje te madhe. Pushofte ne paqe Qendim Kelmendi.

Lavdi jetes dhe vepres tije Heroike, do te jete i pavdekshem”, ka shkruar ajo.

Qerim Kelmendi ndryshe ishte bashkëluftëtar i Ilir Konushevcit, i vrarë në rrethana misterioze.

Në lidhje me vrasjen e Ilir Konushevcit kishte folur edhe vetë Zylfija në njërin nga dokumentarët e transmetuar së fundmi për familjen Haklaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera