Lajme

Zvonko Vesiloniviq, punëtori i institucioneve që i sulmonte ato

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 25 May 2018

Zvonko Veselinoviq  njihet për kontrollin e tij në veri të Kosovës, por që ky njeri kishte arritur të depërtonte edhe në pjesën tjetër të Kosovës.

Ekipi i emisionit “Udhëve” ka arritur të sigurojë dëshmi se Zvonko Veselinoviq , vëllau i tij Zharko si dhe bashkëshortja e Zvonkos , Lijlijana Bozhoviq në periudhën 2010-2011 ishin punësuar në Postën e Kosovës.

Pikërisht në këtë vit kur Zvonko Veselinoviq dhe vëllau i tij Zharko, ishin punëtorë të një institucioni publik të Republikës së Kosvës, dhe po këtë vit këta të fundit ishin përfshirë në trazirat që kishin ndodhur në Jarinjë, ku ishin lënduar 22 ushtarë të KFOR-it.

-Advertisement-

Gjithashtu në pronën e vëllëzërve Veselinoviq në Zubin Potok , posta e Kosovës kishte instaluar një antenë, kontrata për qeranë e kësaj antene ishte nënshkruar nga vëllau i Zvonkos, Zharko Veselinoviqin.

Ndërsa, gruaja e Zvonkos,Liljana Bozhoviq vazhdon të paguhet nga Posta e Kosovës.

Këtë fakt zyrtaraët e PTK-së e kanë konfirmuar përmes postës elektronike.

Për më shumë ndiqeni dokemuntarin e realizuar nga emsioni UDHËVE për “bossin” e veriut të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera