Lajme

Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 13 January 2025

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në takim me qytetarët e Aqarevës, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, ashtu siç ishin një Aqareva dhe UÇK-ja në vitin 1999.

“Aqareva dhe Partia Demokratike sot janë një, ashtu siç ishin një Aqareva dhe UÇK-ja në vitin 1999. Ata që refuzuan të ndajnë buxhet për ndërtimin e Akademisë Ushtarake në Aqarevë, nuk e meritojnë votën e qytetarëve të Aqarevës. Është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë, nderojnë historinë tonë të lavdishme dhe e duan me të vërtetë Aqareven!”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Ndryshe Musliu në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 12./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera