Sport

Zvicra, çerekfinalistja e parë e “Euro 2024” – eliminohet Italia

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 29 June 2024

Kombëtarja e Zvicrës është kombëtarja e parë që ka arritur fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Zvicra mposhti kampionët aktual, Italinë, për të siguruar çerekfinalen e dytë në histori të kombëtares sa i përket Evropianëve.

Helvetikët dominuan në përgjithësi ndeshjen, veçanërisht pjesën e parë kur edhe zhbllokuan rezultatin.

-Advertisement-

Remo Freuler shënoi golin e parë për Zvicrën në minutën e 38-të, ndërkaq epërsia u dyfishua me fillim të pjesës së dytë me anë të një supergoli të Ruben Vargas.

Në gjysmëfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e duelit Angli-Sllovaki.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy