Auto&Tech

Zviceranët përforcojnë BMW X3 në 420 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 18 June 2018

Kompania zvicerane që merret me modifikimin e veturave, Dahler, ka prezantuar vizionin e saj për gjeneratën e tretë të X3-shit të BMW-së.

Sipas fotografive të para, duhet të pranojmë se duket mrekullueshëm. Ndryshimet vizuale janë minimale: kromi është zëvendësuar me detajet me ngjyrë të zezë me shkëlqim, vetura është e vendosur mbi rrotat e reja prej 21-inç dhe është ulur falë amortizatorëve të reja, transmeton Koha.net. Në pjesën e pasme shihet në mënyrë të qartë se ky X3 ka sistemin e zgjeruar të shkarkimit të gazrave.

Si bazë, Dahler ka përdorur modelin X3 M40i i cili në version standard është me kapacitet prej 360 kuajfuqi, ku shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,8 sekonda. Më shumë se mirë për një SUV, apo jo? Por, nëse pyesim Dahlerin, përgjigjja është padyshim jo sepse ajo ofron kuajfuqi shtesë, gjë që tani ky model është me kapacitet prej 420 kuajfuqi dhe se shpejtësinë deri në 100 k/h thuhet se e arrin për 4,5 sekonda.

-Advertisement-

Pronarët e X3-shave me naftë dhe benzinë, po ashtu, do t’u ofrohet mundësia e rritjes së fuqisë (dhe ndryshimeve vizuale).

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy