Lajme

Zvicër: Qeni i policisë i ndalon dy kosovarë të dyshuar për vjedhje

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 09 October 2022

Një rast i rrallë ka ndodhur të premtën në një pishinë në Zvicër, në Rothtist.

Protagonist ishte Eyk-u qeni i policisë i cili ndaloi dy persona të dyshuar për vjedhje.

Të dyshuarit ishin kosovarë të moshës 30 dhe 55 vjeçare, shkruan Aargauer Zeitung përcjell Klankosova.tv

-Advertisement-

Si ndodhi ngjarja?

Pasi u ftua policia, ata hasën në një person në një lokal.

Ata thanë njërit nga të dyshuarit se nëse nuk do të dorëzohej do ta përdornin qenin.

Pas kësaj i dyshuari u dorëzua pa bërë ndonjë rezitencë.

Qeni i policisë nisi kontrollimin e zonës së pishinës dhe hasi edhe në të dyshuarin e dytë i cili ishte fshehur prapa një shkurreje, i cili u arrestua po ashtu pa bërë ndonjë rezistencë.

Sipas dyshimeve të para, ata ishin përpjekur ta hapnin kasafortën, por pa arritur të vjedhnin ndonjë gjë.

Tani, i mbetët Zyrës së Prokurorit Publik në Zofingen-Kulm të vendosë se me çfarë dënimi do të përballen dy kosovarët e dyshuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera