Zv.ministri i Financave: 200 milionë € më pak të hyra për dy muaj, s’ka projekte të reja
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 12 April 2020
Kosova do të përballet me vështirësi financiare në muajt në vazhdim duke pasur parasysh që edhe 80 deri 85% e buxhetit është i kontraktuar dhe se do të ketë më pak të hyra buxhetore.
Nga vlerësimi i kësaj gjendje për dy muaj e gjysmë do të ketë më pak të hyra për 200 milionë. Për vitin 2020 nuk do të ketë projekte të reja, kurse do të duhen edhe 400 milionë euro për të mbuluar këto humbje.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi.
“Krahas këtyre alokimeve shtesë ne kemi një vlerësim të parë të cilin duhet ta përcjellim rregullisht është që brenda një periudhe dy muaj apo dy muaj e gjysmë, për shkak të gjendjes së krijuar do të kemi edhe më pak të hyra buxhetore diku rreth 200 milionë. Prej një vlerësimi afërsisht 2 mujorë ne do të kemi nevojë për 400 milionë që t’i mbulojmë edhe të hyrat edhe shpenzimet”.
Krasniqi ka bërë të qartë se të gjitha obligimet ligjore financiare që i ka Qeveria, siç janë pagat dhe kontratat do të kryhen dhe nuk do të ketë vështirësi në këtë aspekt.
“Ne të gjitha obligimet ligjore do ti kryejmë si qeveri, për paga që duhet të paguhen prej buxhetit të shtetit për skemat që duhet të paguhen dhe do ti kryejmë të gjitha obligimet dhe kontratat të cilat veq kanë filluar, këto janë obligime kontraktuale”.
“Një pjesë e këtij 400 milionëshi edhe të mbulimit të humbjeve që vjen për shkak të të hyrave dhe për shkak të masave do të vjen si pjesë e këtyre kursimeve, të mos fillohen projekte të reja, një pjesë prej donacioneve dhe kredimarrjes që e merr qeveria dhe një pjesë duhet të shikohet prej emetimit të letrave shtesë me vlerë”.
“Si hap i parë që kemi bërë është që projektet e reja mos të fillojnë për shkak se kemi më pak të hyra e në anën tjetër i kemi këto shpenzimet e rritura, fleksibiliteti në buxhet për vitin 2020 është i kufizuar për arsye se diku 80-85% e buxhetit është i kontraktuar, pra fleksibiliteti është shumë i kufizuar”.
Krasniqi tha se nëse do të ketë nevojë për intervenime shtesë do të detyrohen të marrin masa më drastike, si dhe një rishikim i buxhetit për vitin 2020, raporton EO.
“Në rast se kemi nevojë për intervenime shtesë atëherë duhet rishikuar komplet buxheti për vitin 2020 dhe ndoshta do të jemi të detyruar të marrim edhe masa më drastike në kuptim të kursimeve në buxhetin aktual”.

T� tjera
-
Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon
Arlinda para disa ditëve kishte folur për një film që planifikonte ta bënte s...
-
Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
Të martën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do...
-
Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm, mbështesin xhihadistët
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donal...
-
Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së
Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për baterit...
-
Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policin...
-
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA, kërkon presion maksimal ndaj Moskës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri ...
-
Veliaj tha se iu kërkua t’ia delegonte Bashkinë, reagon Arbër Hajdari: Nuk kam lidhje me këtë histori
Arbër Hajdari ka reaguar pas pretendimeve të Erion Veliajt se i ishte kërkuar...
-
Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit
Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merr...
-
Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kry...
-
Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qend...
-
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesis...
-
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për r...































