Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA, kërkon presion maksimal ndaj Moskës
Autori: Gazeta inFokus
22:42 | 02 November 2026
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri masiv rus ndaj Ukrainës, duke pretenduar se Moska mund të shfrytëzojë ditën e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara për të goditur infrastrukturën energjetike të vendit.
Në një videomesazh në X, Zelensky deklaroi se Kievi ka marrë informacione për përgatitjen e sulmeve të reja, të cilat mund të synojnë objektet energjetike dhe rrjetet e furnizimit. Sipas tij, vëmendja ndërkombëtare do të jetë e përqendruar te zgjedhjet amerikane, duke rrezikuar që zhvillimet në Ukrainë të kalojnë në plan të dytë.
“Vlerësimi është se nesër opinioni publik botëror do të përqendrohet te zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, si rezultat i të cilave ajo që po ndodh këtu në Ukrainë, si dhe vështirësitë që hasim me mbrojtjen ajrore dhe raketat Patriot, do të kalojnë në plan të dytë”, u shpreh presidenti ukrainas.
Ai i bëri thirrje Uashingtonit të ushtrojë presion më të fortë ndaj Moskës, veçanërisht përmes kufizimit të të ardhurave që Rusia siguron nga eksportet e naftës dhe gazit.
“Nuk mund të luajmë lojëra me të ardhurat e Rusisë nga nafta ose gazi. Duhet të ushtrojmë një presion të tillë mbi Rusinë, saqë ajo të mos ketë zgjidhje tjetër veçse t’i japë fund kësaj lufte. Amerika mund ta arrijë këtë”, deklaroi Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dërgojë Moskës një mesazh të qartë se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës nuk do të sjellin përfitime.
“Na duhen mesazhe nga bashkësia ndërkombëtare për Rusinë që do ta bëjnë të qartë se terrorizmi nuk funksionon, nuk sjell asnjë përfitim”, u shpreh ai.
Zelensky ngriti gjithashtu shqetësimin për vështirësitë me të cilat po përballet mbrojtja ajrore ukrainase, duke përmendur mungesën e sistemeve raketore Patriot, të nevojshme për të përballuar sulmet ruse.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...































