Zoran Vukotiq dënohet me 10 vjet burg për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 11 November 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë shqyrtimit të ri gjyqësor përsëri ka shpallur, Zoran Vukotiqin, përgjegjës për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe e dënoi me 10 vjet burgim.
Pas vendimit për dënim me 10 vjet burgim për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës të marrë më 5 korrik 2021 nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër Zoran Vukotiq, për shkak të parashtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në gjykim të serishëm dhe sot Vukotiq u shpall fajtor për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës kundër viktimës shqiptare, njofton Klankosova.tv.
Sipas një kumtese të Gjykatës Themelore të Prishtinës vendimi i marrë në vitin 2021 ishte një pikë kthese për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, duke ua rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë dhe shpresën për dënimin e personave përgjegjës për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës.
Kurse konfirmimi i sotëm i të njëjtit vendim e fuqizon edhe më tutje këtë besim që po ndërtohet përmes guximit të të mbijetuarve që kanë paraqitur rastet e tyre në prokurori dhe përkushtimit të institucioneve të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund procesit të vënies së drejtësisë në vend.
“Ky vendim përçon mesazhin që krimet e dhunës seksuale as harrohen e as falen, por pavarësisht kohës që ka kaluar dhe përpjekjeve për t’i ikur drejtësisë, ajo herët ose vonë do të arrihet dhe do të jetë e palëkundshme. Rruga e drejtësisë e cila është hapur me këtë vendim është në vazhdimësi dhe do të jetë e pandalshme dhe të gjithë presim që drejtësia të arrihet edhe për rastet e tjera në proces duke i dhënë fund pandëshkueshërisë që ka mbizotëruar deri tash” thuhet në njoftim.
Mes tjerash, në njoftim Gjykata fton institucionet relevante që të vazhdojnë ndjekjen e drejtësisë me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Të tjera
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...
-
Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh,...
-
Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar video të punëv...