Lajme

Zogaj thotë se nga rasti “Brezovica” u përjashtua e gjithë Gjykata Themelore e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 12 November 2022

Gjyqtari i procedurës paraprake Ibrahim Idrizi, në rastin “Brezovica”, kishte refuzuar të dorëzonte lëndën pasi, sipas tij, nuk ishte marrë vendim që ai përjashtohej nga rasti duke thënë se ka përgjegjësi për lëndën.

Për këtë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë se gjyqtari në fjalë ka mundur të ketë mungese të informacionit pasi në asnjë rast nuk ka vendim të përjashtimit të gjyqtarit në qoftë se çështja nuk mund t’i kalojë gjyqtarit në gjykatën e njëjtë.

“Pra, gjyqtari përjashtohet nga një çështje në qofte se çështja mund të trajtohet në gjykatën e njëjtë, në momentin kur çështja nuk mund të trajtohet në gjykatën e njëjtë atëherë kemi bartje të kompetencës nga gjykata në një gjykatë tjetër, realisht kemi përjashtim të komplet gjykatës”, është shprehur Zogaj.

-Advertisement-

Ai tha se nuk ka rast kur njëherë përjashtohet gjyqtari e me pas gjykata dhe kjo është praktikë e mirëfilltë.

Ndryshe, gjykatësi i procedurës paraprake në Ferizaj, Ibrahim Idrizi, për shkak se në mesin e villave të sekuestruara përkohësisht nga prokurori Rasim Maloku, ishte përfshirë eprori i tij Mustafë Tahiri, gjykatësi Ibrahim Idizi, kishte kërkuar që për kërkesën e prokurorit për sekuestrim të villave të vlerësohet nëse duhet të vendosë ndonjë gjykatë tjetër për shkak të paanësisë./BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera