Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Po përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 04 October 2024
Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe modernizimi i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), duhet të jenë ndër prioritetet në rajon, tha të premten i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak.
Duke folur të premten në forumin 2BS në Budvë të Malit të Zi, Lajçak tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbëjnë sfidën më të madhe strategjike në rajon, sepse, sipas tij, ato ndikojnë në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.
Ai përkujtoi se Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, duke theksuar se, sot, 18 muaj më vonë, nuk ka përparim të dukshëm në zbatimin e saj.
Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme pavarësisht nënshkrimit, ndërsa Serbia ka shprehur rezerva për zbatimin e plotë të saj.
“Ne shohim përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të arritur sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Të gjithë e mbështesin sundimin e ligjit, por për fat të keq, është bërë në atë mënyrë që nxit kundërshtime nga bashkësia ndërkombëtare dhe zhgënjim nga komuniteti vendës. Prandaj edhe kemi më shumë tensione”, tha Lajçak, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ai iu referua veprimeve rishtazi të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
“Unë shtroj pyetjen: cila është alternativa për këtë konfrontim, tension? Kujt i sjell dobi? Sigurisht që jo qytetarëve, e as Kosovës, Serbisë e rajonit. Pra, ne e dimë se çfarë duhet bërë, dhe tani pyetja është: pse të mos e bëjmë këtë?” tha ai.
Duke qenë se Lajçakut i është zgjatur mandati deri në janar të vitit 2025, një nga pyetjet ka qenë nëse ai pret përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri atëherë.
“Në Kosovë po vijnë zgjedhjet dhe nga përvoja politike e di se rrallë mund të priten ndryshime të mëdha para zgjedhjeve”, u përgjigj Lajçak.
“Por, ne po përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve”, shtoi ai.
Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare në shkurt të vitit të ardhshëm
Një nga temat e diskutimit në këtë forum të premten ishte edhe sulmi i armatosur kundër Policisë së Kosovës vitin e kaluar në Banjskë, për të cilin i dërguari evropian tha se kishte ndikim shumë të dëmshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“BE-ja ishte shumë e qartë: ata që janë përgjegjës për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi. Dhe ne e dimë se cilët janë këta njerëz, disa prej tyre pranuan përgjegjësinë dhe është për keqardhje që ne nuk e shohim atë përgjegjësi”, tha Lajçak.
Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë të ngulë këmbë në përgjegjësi, sepse rastet si Banjska nuk duhet të kalojnë pa ndëshkim për përgjegjësit.
Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve e sulmoi policinë kosovare dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ai është i paarritshëm për autoritetet kosovare dhe gjendet në Serbi.
Prokuroria kosovare ngriti aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin në Banjskë, tre prej të cilëve dolën para gjykate javën e kaluar, ndërkohë që pjesa e mbetur janë në arrati.
Kushtetuta e Bosnjës
Bosnja e mori statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian (BE) dhe u ftua t’i fillojë negociatat për anëtarësim, që është një hap i madh për BE-në, por ka nevojë për një përgjigje adekuate nga BeH, tha Lajçak.
“Pyetja thelbësore është se si të modernizohet Kushtetuta, sepse [Marrëveshja e] Dejtonit nuk është në përputhje me vlerat dhe integrimin evropian. Mendoj se ky duhet të jetë prioriteti i politikanëve – si të ruhet natyra shumëkombëshe e BeH pa diskriminim në nivel etnik dhe të përshtatet. Kushtetuta për të ecur përpara”, tha Lajçak.
Bosnja e ka statusin e kandidatit nga 15 dhjetori 2022.
I pyetur për ndikimet e huaja në BeH, veçanërisht ato ruse dhe hungareze, Lajçak u përgjigj se “procesi i integrimit është në duart e BE-së” dhe se Hungaria mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Një shtet nuk i vendos kriteret, por një vendim konsensual i Këshillit të Evropës”, tha Lajçak.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është një nga liderët e paktë të BE-së që takohet rregullisht me Millorad Dodikun, presidentin prorus të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.
Qeveria hungareze përdori veton ndaj sanksioneve të BE-së kundër Dodikut, i cili u sanksionua nga SHBA dhe Britania për shkak të akuzave për korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës.
Të tjera
-
Kamala Harris fiton New Yorkun, Donald Trump Dakotën e Veriut dhe të Jugut
Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump ka fituar Dakotën...
-
Trump në rrugë për t’i marrë 40 votat elektorale të Texasit
Në shtetin e dytë që ka më së shumti vota elektorale, Texaspo prin republikan...
-
Votë për votë: Këtu mund ta ndiqni rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë në kohë reale
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon numërimi i votave. Deri më t...
-
Projeksioni i CNN: Trump fiton në Florida, Oklahoma, kurse Harris në Distriktin e Kolumbisë e Massachusetts
CNN ka nxjerrë projeksionit për disa shtete ku sipas tyre mund të fitojë Kama...
-
Trump po prin në garën për President, aktualisht ka 95 vota elektorale, Harris 35
Numërimi në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po v...
-
Për të fituar duhen 270 vota të Kolegjit Elektoral, Trump aktualisht kryeson 23 me 3 ndaj Harris
Tashmë ka nisur numërimi i votave në disa shtete në zgjedhjet presidenciale a...
-
Donald Trump kryeson në Florida ndaj Kamala Harris me rreth 60% të votave të numëruara
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ku ...
-
Nis numërimi i votave, Donald Trump në epërsi ndaj Kamala Harris
Ka nisur numërimi i votave në dy shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ...
-
Sondazhi fillestar i CNN: Më shumë votues kanë pikëpamje pozitive për Harris sesa për Trump
Afërsisht 46% e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për zëvendëspresidenten ...
-
Exit Poll i CNN: Votuesit e Harris më konfidentë se mbështetësit e Trump për zgjedhjet
Votuesit e Harris janë më të sigurt se mbështetësit e Trump se zgjedhjet po z...
-
Mbyllen qendrat e para të votimit në disa qarqe në Kentucky dhe Indiana
Vendvotimet e para janë mbyllur në Shtetet e Bashkuara, me mbylljen e votimit...
-
Tragjedi në Gjermani: Ish-bashkëshorti nga Maqedonia e theri për vdẹkje ish-gruan e tij në sy të tre fëmijëve
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur të hënën (4 nëntor) në Dortmu...