Lajme

Përmbytjet në Bosnje, Begaj solidarizohet me qytetarët e prekur nga fatkeqësia

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 04 Tetor 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është solidarizuar me qytetarët e prekur të Bosnja dhe Hercegovinës nga përmbytjet e sotme.

“Thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për viktimat e përmbytjeve dhe disa dhjetëra të zhdukur në rajonin e Jabllanicës dhe zona të tjera në Bosnje-Hercegovinë. I shpreh ngushëllimet e mia Presidentit Beqiroviq dhe familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore! Bashkoj lutjet e mia me ato të popullit shqiptar dhe solidarizohem me qytetarët e prekur rëndë nga kjo katastrofë”, shkruan i pari i Shqipërisë në X.

Përmbytjet morën jetën e 19 personave, siç raportojnë dhe mediat botërore.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy