Fokus

ZKA: ‘Caritas Kosova’ përfitoi nga komunat dhe ministritë, bënë ‘pazare’ në emër të shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 24 July 2024

Keqpërdorime të parasë publike nga disa komuna të Kosovës, por edhe ministri e institucione të tjera shëndetësore publike në vend ka publikuar Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin “Efektiviteti dhe efikasiteti i kontraktimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ZKA-ja a gjetur pa numër shkelje në kontratat e disa komunave dhe ministrive, konkretisht Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me organizatat fetare, “Caritas Kosova” dhe “Islamic Relief”.

Shuma të majme iu dhanë këtyre organizatave për shërbime shëndetësore e për tu dalë në ndihmë stafit mjekësor të Qendrave të Mjekësive Familjare, kontrata këto të panevojshme, pa procedura konkuruese, pa pagesë tatimi për këto shërbime që u dhanë dhe duke kontraktuar persona që nuk janë adekuat për shërbimet që kanë ofruar.

-Advertisement-

Po ashtu sipas gjetjeve të ZKA-së thuhet se shumicën e këtyre shërbimeve për të cilat janë paguar me shumë të majme këto organizata i kanë kryer përsëri stafi i secilit institucion shëndetësor publik që janë paguar direkt nga komunat.

 

Kontratat e komunave me ‘Caritas Kosova’ pa asnjë procedurë

Sipas Raportit te ZKA-se, Pika 3.1.1, Komunat dhe Caritas Kosova kanë nënshkruar ‘Marrëveshje Bashkëpunimi dhe bashkefinancimi’, pa u zhvilluar asnjë procedure konkurruese dhe në mungesë të plotë të transparences.

ZKA në raportin e saj thekson se Komunat as që kanë pasur ndonjë planifikim paraprak apo llogaritje se a kanë nevoje apo jo për këto Marreveshje me Caritas Kosova, por, të gjithë planin dhe llogaritjen e kanë marre direkt nga vetë kjo Organizatë.

Kurse, pagesat që jane realizuar nga komunat, nuk janë bazuar në sasine e shërbimeve të kryera, por pagesat jane bërë me këste mujore apo 3 mujore, pavarësisht se a ka kryer ndonjë sherbim ‘Caritas Kosova’ apo jo. Asnje dokument mbeshtetës nuk është treguar për ti arsyetuar pagesat ndaj ‘Caritas Kosova’.

 

U pagua organizata por punën e ‘Caritas Kosova’ e kryen punonjësit e inistitucioneve shëndetësore

Vazhdimi i raportit të ZKA-së për këto kontrata e bën edhe më të rëndë situatën. Kjo sepse raporti tregon se si edhe pse disa nga komunat sic shihen në tabelën më poshtë kanë kontraktuar ‘Caritas Kosova’ për të kryer shërbimet ato janë kryer nga punonjës e staf që paguhen drejtëpërdrjetë nga komunat.

Pra sipas raportit punjonjësit e komunës kanë kryer 990% më shumë shërbime sesa stafi shëndetësor i angazhduar nga ‘Caritas Kosova’.

 

 

Stafi i angazhuar nuk ishte adekuat për punën e kërkuar

Që komunat nënshkruan “paushall” kontrata me ‘Caritas Kosova raporti tregon edhe se disa persona me profesion “punëtor ne administrate”, “farmacist”, “teknik i dhëmbëve”, “logoped”, ku asnjëra nga këto profile nuk përkonin me llojin e shërbimeve shëndetësore që ishin kontraktuar.

E po ashtu edhe numri i stafit të kontraktuar sipas ZKA-së ishte më i lartë se sa i shërbimeve që supozohej të kryheshin.

Ky raport i ZKA-së që tregon me fakte keqpërdorimet me paranë publike u nënshkrua edhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe nga kryetarët e komunave të cilat akzuohen për këto marrëveshje me dy organizatat e lartëcekura.

Raporti i auditimit që gjen shkeljet flagrante është nënshkruar dhe pranuar nga komuna e Ferizajt, Fushë Kosovës, komuna e Obiliqit, komuna e Shtimes dhe Prizrenit.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera