Zjarri në Klinë, Elezaj: Bashkëndjejmë me pronarin, por fatmirësisht që s’ka humbje jete
Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 22 July 2023
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, pas djegies së objektit të ETC-së, është shprehur se bashkëndjejnë me pronarin e kompanisë dhe se me rëndësi është që nuk ka të lënduar.
Elezaj i ka falënderuar zjarrfikësit për angazhimin dhe parandalimin e zjarrit, pasi ka thënë se ka mundur të eskalojë.
“Nga Drejtoria e inspektoratit dhe Policia normal jam thirrë edhe sigurisht që përpara neve institucionet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe policia e Kosovës, të gjithë kanë qenë më vendin e ngjarjes dhe janë munduar, e kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë, por po shihet që dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Bashkëndjejmë edhe me pronarin e kompanisë. Por, fatmirësisht që nuk ka humbje të jetës, është një lehtësi për momentin. Ka pasur edhe risk të madh, sepse ka qenë në afërsi edhe objekti i pompës, ka pas edhe lëndë djegëse, mundësi për eskalim. Por, unë i përgëzoj për këtë rast, për angazhimin që kanë bërë zjarrfikësit kryesisht, për parandalimin e zgjerimit të kësaj katastrofe”, ka thënë ai për KosovaPress
Një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në objektin e ETC-së në Klinë, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësi i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore.
Si pasojë e zjarrit, nuk është raportuar për ndonjë punëtor të lënduar.
Ekipet e Policisë dhe të zjarrfikësve janë ende në vendin e ngjarjes.
Të tjera
-
Aeroporti ndërkombëtar ku vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionët
Edhe pse është një aeroport ndërkombëtar, në pistën e tij vetëm 50 pilotë në ...
-
Moti sot diell dhe vranësira të pakta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me die...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në n...
-
Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet që po...
-
Sinjalet se radiatori mund të jetë i rrezikshëm
Ekspertët në Ideal Heating kanë renditur gjashtë simptoma për t’u kujdesur, p...
-
Selmanaj për Kurtin: Këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Se...
-
Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike
Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem J...
-
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit...
-
Biznesmeni Brestovci konfirmon bashkëjetesën me Angjelina Shalën
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, An...
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...