Lajme

Zjarr në një resort në Gjeorgji, humbin jetën 11 persona

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 25 November 2017

Një zjarr në një resort të Gjeorgjisë, i ka marrë jetën 11 personave dhe plagosi 21 të tjerë.

Të gjitha viktimat vdiqën nga asfiksimi në godinën 22-katëshe të’Leogrand hotel dhe kazino’, thuhet në deklaratën e ministrit gjeorgjian të shëndetësisë, Zaal Mikeladze.

Shkaku i zjarrit, i cili zgjati disa orë për të shuar, nuk është i qartë, ndërsa më shumë se 100 persona u evakuuan nga hoteli nga shërbimet emergjente.

-Advertisement-

Identifikimi i viktimave vijon të jetë në proces, por një deklaratë e ministrisë së brendshme tha se bëhet fjalë për një iranian dhe 10 gjeorgjianë, të cilët kanë humbur jetën nga flakët.

Hoteli do të priste spektaklin e bukurisë ‘Miss Gjeorgji’ të dielën, ndërsa zyrtarët thanë se asnjë nga 20 garueset, të cilët thuhet se ishin duke qëndruar në hotel, nuk u plagosën.

Kryeministri i vendit, Georgi Kvirikashvili, i cili ishte duke u kthyer nga një takim i BE-së, ndërroi destinacion dhe shkoi menjëherë në Batumi, sapo u njoftua për ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera