FOKUSI NË BUJQËSI

Zivic: Programi për Integrimin Socio – Ekonomik, në përputhje me ligjin për bujqësi

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 19 September 2019

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, reagon ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Financave, Bojan Stojanovic, lidhur me “Programin për Integrimin Socio – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”, në të cilën deklaratë kishte shumë pasaktësi dhe të pavërteta, duke keqinformuar kështu publikun e gjerë dhe duke krijuar konfuzion tek fermerët që presin mbështetje nga kjo ministri. Në deklaratën e tij, gjatë ditës zëvendësministri i Financave Stojanovic, kishte deklaruar se MBPZhR-ja ka shpallur program për mbështetje të fermerëve, e që sipas tij kjo është bërë në mungesë të buxhetit për këtë program.

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit, ministrja në detyrë e MBPZhR-së, Dijana Zivic, sqaron se “Programi për Integrimin Socio – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”, për të cilin është hapur thirrja për aplikim më 18 shtator, është hartuar duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L-098, si dhe Plotësim Ndryshimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 04/L-090 dhe i cili sipas saj ka qenë i planifikuar edhe në buxhetin e këtij viti. Për hartimin e këtij programi, ajo njofton se MBPZhR-ja ka punuar gjashtë muaj vazhdimisht, në mënyrë që krahas programeve tjera, të ofrojnë një program mbështetës edhe për fermerët e vegjël, që edhe ata të zhvillojnë dhe zgjerojnë veprimtaritë e tyre bujqësore.

Ndër tjerash, ministrja sqaron më tej se që nga fillimi i mandatit të saj e deri më tani, mbetet e përkushtuar vazhdimisht për mbështetjen e fermerëve, duke u bazuar në programin për bujqësi dhe zhvillim rural, e të cilat hartohen duke u bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi, e për të cilat buxheti planifikohet shumë me herët. Po ashtu, ajo sqaron se Buxheti i Ministrisë është një dokument publik që të gjithë palët e interesuara mund të shohin.

-Advertisement-

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 18 shtator 2019 ka hapur thirrjen për aplikim në “Programin për Integrimin Socio – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”, më një buxhet prej 3 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera