Lajme

Zgjidhen drejtorët në 12 klinika në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 29 September 2021

Ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së 12 drejtorëve të 12 klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sektori i Personeli në QKUK i ka publikuar rezultatet e kandidatëve që kanë marr pjesë në testin me shkrim dhe intervistën me gojë. Por këto rezultate janë publikuar me kodet e kandidatëve e jo me emra.

Në 12 klinika janë përzgjedhur në pozitat e drejtorëve këta mjekë: Pediatri Violeta Grajqevci-Uka, Kardiologji Lulzim Kamberi, Kirurgji Vaskulare Hajriz Rudari, Kirurgji Maksillofaciale Mergime Prekazi, Mikrobiologji Greta Lila, Kirurgji Plastike Nazmi Kolgeci, Neonatologji Hajrije Ismajli, Nefrologji Mimoza Ukimeraj, Psikiatri Forenzike Shpend Haxhibeqiri, Fiziatri Valbona Krasniqi, Oftalmologji Ardian Shabani dhe Ortopedi Gani Jashanica.

-Advertisement-

Vetëm një prej tyre është rizgjedhur, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare Hajriz Rudari.

Kandidatët e pa pranuar sipas pikëve në pozitat ku kanë aplikuar janë Artan Ahmeti në Kardiologji me 64,7 pikë, ndërsa Elmi Olluri në Kirurgji Vaskulare ka munguar në intervistën me gojë.

QKUK kishte shpallur konkurs për drejtorë në 16 klinika, por në katër prej tyre nuk ka pasur kandidatë të mjaftueshëm. Pas përfundimit të afatit të ankesave, pritet që të shpallet konkursi edhe për klinikat tjera të cilat aktualisht janë me ushtrues detyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera