Zgjedhjet e parakohshme po përmenden nga pozita e opozita
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 18 October 2018
Ideja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare çdo ditë e më tepër po merr formë. Dhe jo vetëm pse po e kërkon opozita. Por, sepse po përmendet edhe nga partnerët e koalicionit qeverisës. Opozita po përgatitet për zgjedhje, ndërsa kryeministri beson se do ta çojë deri në fund mandatin. Kurse analistët thonë se duhet gjetur një zgjidhje e të mos shkohet në zgjedhje.
Për zgjedhjet e parakohshme, nuk po flet vetëm opozita, por madje edhe përfaqësues të partive të koalicionit qeverisës. Sidomos në Kuvendin e Kosovës, i cili ka kohë që po funksionon me vështirësi për shkak të mungesës së numrave. Kryeparlamentari Kadri Veseli madje të hënën pati një polemikë jo me opozitarë, por me deputetin e Nismës, Zafir Berisha, i cili tha se më mirë është të shkohet në zgjedhje.
“Zafir, veç voto. Katër vota i duhen opozitës. Po të them publikisht. Ti dhe dy a tre i ke atje. Por, po frikësohem se më së shumti ata frikësohen të shkojnë në zgjedhje, bashkë me opozitën”, ka thënë Veseli.
Partia opozitare, LDK, është më e zëshmja për zgjedhje të parakohshme, ndërsa po përgatitet për një mocion për rrëzimin e Qeverisë, por kjo nuk dihet kur do të ndodhë. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, megjithatë, shprehet i bindur se mocioni do të ketë mbështetje madje edhe nga deputetë të koalicionit qeverisës.
“Sigurisht që ne nuk kemi heq as nuk do të heqim dorë nga kjo e drejtë demokratike dhe mbi të gjitha nga kjo nevojë e qytetarëve për të shkuar në zgjedhje dhe mbi të gjitha nga kjo nevojë e qytetarëve për të shkuar në zgjedhje dhe për të ardhur një qeverisje që e ka votën e qytetarëve”, tha Beqiri për Radio Kosovën.
Deri te një situatë e tillë, kur Kuvendi si institucion më i lartë ligjvënës është kryesisht i bllokuar, sipas analistit politik Imer Mushkolaj, ka ardhur pikërisht për shkak të mungesës së vullnetit politik.
“Unë besoj se ka mundësi të mos shkohet në zgjedhje dhe të krijohet një zgjidhje brenda konditave të tashme, por kjo situatë e bllokimit po i konvenon dikujt. Në këtë rast nuk është se nuk po i konvenon as opozitës, një pjesë e së cilës nuk është e interesuar për zgjedhje, por më së shumti po i konvenon partive në pushtet, pavarësisht që po shprehen të gatshme që të shkohet në zgjedhje”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.
Megjithë kërcënimet për zgjedhje të parakohshme, kryeministri Ramush Haradinaj beson se do ta çojë mandatin deri në fund.
“Kur e ka vendos Kuvendi ta rrëzojë Qeverinë e rrëzon, unë e kam vendos të punoj për aq sa jam në punë, nuk i marr shumë afër zemrës këto diskutimet. Po më duket se do ta kryej mandatin”, ka thënë Haradinaj.
Që nga shpallja e pavarësisë, janë mbajtur tri palë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që asnjë qeveri nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj.
Të tjera
-
Në Zveçan u kap sasi e madhe e muni*cionit, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI
Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferenc...
-
KFOR-i turk e kryen trajnimin për kontrollin e tráziráve të turmës në kampin Bondsteel
Misioni i NATO-së, KFOR, ka bërë të ditur se Njësitë turke nga Komanda Rajona...
-
Sveçla: Kosova partnere serioze në nismat rajonale, shpesh edhe shembull për rajonin
inistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë sot në Konferencë...
-
Ahmeti njofton se Kosova nuk është në agjendë: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën
Zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se disa s...
-
Një rrugëtim në krijimet e jashtëzakonshme të artistit Eshref Qahili
“Skënderbeu pa flokë” e poezia e Ali Podrimjes “Kosova, gjaku ynë që nuk fale...
-
Hamza: Lajm i mirë që zgjedhjet e parakohshme janë temë diskutabile, takimet si ajo e djeshmja të shpeshtohen
Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, t...
-
Maqedonci: Vizita e Presidentes në SHBA pjesë e opsioneve që po i shqyrtojmë për blerje të helikopterëve
Për disa ditë, Presidentja Vjosa Osmani ka realizuar një vizitë zyrtare në Sh...
-
Abdixhiku tregon se çka u fol në takimin me kryetarët e degëve të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që e pati sot me kry...
-
Konfiskohet arma*tim në veri, Policia e Kosovës bashkë me ministrin Sveçla thërrasin konferencë për media
Policia e Kosovës njoftoi sonte se do të mbahet një konferencë për media në o...
-
Reshjet e mëdha të shiut e çajnë asfaltin në Rrugën B në Prishtinë
Reshjet e shiut këtë pasdite kanë bërë që të ketë edhe vërshime në kryeqytet....
-
Rrugët e kryeqytetit vërshohen nga reshjet e shiut
Reshjet e shiut të cilat filluan pasditen e së martes shkaktuan kolona e bën ...
-
Ekipit serb teatral i ndalohet hyrja në Kosovë
Ekipit serb të shfaqjes ”Libri i Milutinit”, i është ndaluar hyrja në territo...