Auto&Tech

Zgjaten postimet në Twitter

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 28 September 2017
“Twitter” ka lajmëruar se ka rritur numrin e karaktereve të lejuara në postimet e tij, me qëllim që të lejojë përdoruesit që të shprehen më lehtësisht. Por, përdoruesit e platformës janë bërë shpotitës.

Argëtimi nisi pasi shefi ekzekutiv i “Twitter”-it, Jack Dorsey doli në median sociale për të lajmëruar ndryshimin.

“Një ndryshim i vogël, por një hap i madh për ne. 140 karakteret ishin një zgjedhje arbitrare e bazuar në limitin e 160 karaktereve të SMS. Krenar për përpjekjet e ekipit tonë dhe zgjidhjen e këtij problemi, duke ruajtur në të njëjtën kohë thelbin dhe shpejtësinë”, shkruante ai.

Regimet nuk vonuan. Limiti prej 280 karakteresh është një ide e tmerrshme. “E gjithë bukuria e ‘Twitter’-it është që të detyron të shprehësh idetë në mënyrë të përmbledhur”, shkruante një komentues. Të tjerët nënvizonin se shtimi i numrit të karaktereve nuk ishte një nga ndryshimet, që përdoruesit e “Twitter”-it kanë kërkuar prej kohësh.

-Advertisement-

Por kishte edhe nga ata, që shprehnin shqetësim për atë çfarë presidenti amerikan, Donald Trump, i njohur për postimet e tij të nxehta në “Twitter”, mund të arrinte me limitin e ri të karaktereve. Për momentin, ndryshimi po testohet te disa përdorues të “Twitter”-it dhe kompania nuk ka njoftuar se kur dhe si do ta aplikojë atë masivisht.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera