Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 24 November 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e policisë së Kosovës, heronjtë Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në 21 vjetorin e vrasjes së tyre.
Ajo bëri nderime te lapidari në stacionin policor në Pejë, te vendi i rënies në Raushiq si dhe të varret e tyre në Pobërgjë dhe Koshare.
Gërvalla në Facebook shkruan se betejat e tyre, Sabahatja dhe Isufi i kanë përmbyllur me nder, por puna e përpjekjet për Kosovën, për sovranitet, demokraci e drejtësi nuk kanë përfunduar.
“Sot, si përherë, nderuam heronjtë e demokracisë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj . Pasi kishin kryer me nder betejat e luftës për lirinë e Kosovës, mëngjesin e 24 nëntorit 2003, zyrtarët e Policisë së Kosovës, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj po shkonin në detyrën zyrtare, që të kryenin misionin e tyre për rend, drejtësi e sundim të ligjit. Si sot, 21 vjet më parë, ata u vranë në një pritë të organizuar e të porositur nga armiqtë e Kosovës së lirë, duke u shndërruar në dëshmorë të demokracisë. Në kujtim të jetës dhe ëndrrës së tyre, sot bashkë me familjarë, miq e kolegë të heronjve, bëmë nderime te lapidari në stacionin policor në Pejë, te vendi i rënies në Raushiq si dhe te varret e tyre, në Pobërgjë dhe Koshare. Betejat e tyre, Sabahatja dhe Isufi i kanë përmbyllur me nder, por puna e përpjekjet për Kosovën, për sovranitet, demokraci e drejtësi nuk kanë përfunduar. Prandaj, kujtimi e përkujtimi i heronjve të Kosovës, i heronjve të lirisë dhe të demokracisë, përveç se është detyrë, duhet të jetë edhe nxitja e zotimi ynë për arritjen e drejtësisë së plotë, si kusht themelor për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe një Kosove demokratike që ishte ëndërr e Sabahates, Isufit por edhe shumë heronjve tjerë të demokracisë. U jetësoftë ëndrra e Sabahates dhe Isufit për Kosovën tonë”, ka shkruar ministrja.
Të tjera
-
Kurti sot në Sarajevë, Dodik nuk shprehet se është i lumtur
Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë sot më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ...
-
Nagavci thotë se dialogu social mes MASHT-it dhe SBASHK-ut nuk ka munguar asnjëherë
Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshk...
-
Diskutohet për barazinë gjinore në proceset zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë...
-
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Biserko pyet nëse Vuciq është fajtor për sulmet terroriste në Kosovë
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja K...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht i vr...
-
Kuvendi sot me dy seanca, rreth 50 pika në rend dite
Kuvendi i Kosovës sot do t`i mbajë dy seanca plenare. E para që është vazhdim...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje ...
-
Zjạrr në një banesë në Shkodër, dyshohet se brenda ndodhet një grua
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtoj në Shkodër. Euronew...
-
Faruk Mujka i VV-së e krahason KTV-në me Sputnikun, reagon AGK
Kryshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes V...
-
Kurti nesër në Sarajevë, Dodik: Gjërat në BeH do të komplikohen ndjeshëm nëse vjen Kurti
Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ditë...
-
Osmani nuk përjashton se mund të ketë sulme të reja në Kosovë
Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ...