Lajme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme po qëndron për vizitë zyrtare në Banglladesh

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 10 October 2022

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, po qëndron në vizitë zyrtare në Banglladesh.

Ahmeti, filloi aktivitetet në Dhaka me vizitë në Muzeun Memorial të Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman.

Me këtë rast, ai bëri homazhe dhe shprehu respektin e tij në librin e kujtimeve për themeluesin e shtetit të Banglladeshit.

-Advertisement-

Përgjatë kësaj vizite, Ahmeti do të drejtojë konsultimet politike mes ministrive të jashtme dhe do të takohet me dikastere të ndryshme qeveritare dhe oda ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera