Lajme

SHBA dhe BE – mekanizëm të përbashkët kundër dezinformimit dhe propagandës së Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 24 May 2024

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë themeluar një mekanizëm të përbashkët koordinues për Ballkanin Perëndimor, që do të përqëndrohet tek lufta kundër manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve, përfshirë dezinformimin dhe propagandën që vjen nga Rusia dhe Kina.

Mekanizmi i përbashkët është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, thuhet në deklaratë.

Duke përmendur “qëllimet e përbashkëta të SHBA-së dhe BE-së në Ballkan” si dhe “aktorët e huaj që kanë vënë në shënjestër rajonin me operacionet e tyre” të ndikimit, Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se ky mekanizëm i ri “do të forcojë integritetin e hapësirës informative në Ballkanin Perëndimor.”

-Advertisement-

“Ky mekanizëm do të fuqizojë partnerët që ndajnë të njëjtat vlera që të jenë në gjendje të përballen me kërcënimin” nga këto operacione të huaja të manipulimit të informacionit dhe ndërhryjes dhe “që të punojnë bashkarisht për të zvogëluar aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës për të zhvilluar fushata propagandistike dhe të manipulimit të informacionit në rajon.”

Departamenti i Shtetit thekson në deklaratë synimin për “të forcuar Evropën si një partner gjeostrategjik, forcimin e qeverisjes demokratike dhe sundimin e ligjit”. Objektivi, thekson më tej deklarata, është që partnerët rajonal të jenë më të sigurtë dhe më të begatë.

“Kjo politikë mbështetet në ruajtjen e integritetit të hapësirës informative dixhitale. Në ditët e sotme, kur informacioni i bazuar në fakte dhe lajmet e manipuluara lëvizin lirshëm dhe pa kufi, një hapësirë informative e hapur dhe e bazuar në fakte është pjesë e pazëvendësueshme e qeverisjes së suksesshme demokratike”, thuhet në deklaratë. /VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera