Lajme

Zëvendësministri i Mbrojtjes reagon për ndalimin e dy ushtarëve të Kosovës në kufirin me Serbinë, u qon mesazh ndërkombëtarëve

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 19 October 2019

Gjatë kësaj të shtune, në kufirin Kosovë – Serbi, ndodhi diçka e zakonshme për atë pjesë, por e pazakonshme për një vend normal.

Serbia, ndaloi dy ushtarë të Kosovës, të cilët nga ai vend po hynin në Kosovë, përmes pikës kufitare të Jarinës.

Megjithatë, dy serbët e Kosovës, nga Zubin Potoku, që patën vendosur të bëhen ushtarë të FSK-së, u liruan pas disa orëve ndalim, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E për këtë ka reaguar edhe Burim Ramadani, zëvendësministër i Mbrojtjes, duke thënë që Serbia po vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në logjikë jonormale.

“Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim. Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”.

Kështu Ramadani shton se këtë Serbia po e bën pasi Kosovën nuk mund ta ndalë.

“Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm. Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera