Lajme

Zemaj i reagon Sveçlës: Minatorët mund t’i mashtroni, por hajna s’i bëni kurrë

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 24 August 2024

eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar ashpër Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla,  pas një video ku ai shihet teksa kërkon llogari nga minatorët për sipas tij, hajnitë në Trepçë.

“Minatorët ishin dhe do të jenë krenaria e Kosovës! Hajnitë i gjeni në 1805 tenderë sekret tuaj, në më shumë se 240 milion nga këta tender, në miliona keqpërdorime në barna, në 31 milion shpenzime të luksit, në bordet që ju i keni kapur, e në fondet që ju i keni krijuar dhe i mbani sekret. Minatorët mund t’i mashtroni siç i mashtruat, por hajna nuk mund t’i bëni kurrë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

-Advertisement-

Video nga  takimi që ka ndodhur dje ka shkaktuar shumë reagime në diskutimin publik.

Në muajin gusht punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” paralajmëruan protesta për mosekzekutimin e pagave për tre muaj, protestë të cilën e anuluan pas mbajtjes së mbledhjes së qeverisë 5 ditë më parë, ku u ndan 4 milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera