Lajme

“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 12 September 2024

Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë thirrje të hapura anti-laike dhe anti-kombëtare.

E sipas tij, të njëjtin sistem po e ndjekin edhe “Lëvizja e Deçanit”, ku sipas tij, po thonë se kush kthehet në fenë katolike, bëhet shqiptar dhe kthehet në fenë e të parëve.

“Kjo është e pasaktë dhe e pavërtetë. Ky burri këtu [Belisar Jezerci], ky jeton më shumë në Bruksel dhe më shumë në Kosovë”, tha ai në Rubikon.

-Advertisement-

Më pas, debati u ashpërsua, teksa Jezerci i ndërhyu Shalës, ky i fundit i tha “mshele gojën, unë po flas”.

Pas fyerjeve të Shalës, Jezerci tha se “nëse edhe një herë ofendon, unë e lëshoj emisionin, nuk është kurrkushi të ofendojë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera