Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 12 September 2024
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kanë kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar.
Lekaj, ka thënë se nëse Kurti e hap urën tani atë do ta ketë aty të parin.
“Edhe unë jam për hapjen e urës, edhe unë jam që të mos kemi asociacion me kompetenca ekzekutive, edhe unë jam për shtrirje të sovranitetit, por kemi një dallim, ne si AAK asnjëherë nuk i kemi kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kemi kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar. Pse tani Kurti nuk e hap urën tash? Çfarë matje është ajo me dy kamionë a ka forcë ura me mbajt? Kjo është mashtrim për qytetarët. Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka” ka thënë Lekaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Sipas Lekaj, Kurti me veprimet e tij populiste dhe të pakoordinuara ka bërë që serbët të mos jenë më të integruar në institucionet e Kosovës.
“Ne kemi pasur integrim të serbëve në veri të Kosovës, edhe në gjyqësi edhe në arsim edhe në shëndetësi dhe tani sot pas 4 viteve ata më nuk janë në institucionet tona dhe nuk janë pjesë përbërëse të shërbimeve që i kanë me kushtetutë dhe me ligj. Me veprimet populiste e të pakoordinuara, na ka sjellë në këtë situate, që tani duhet bukur kohë e madhe që të integrohen në institucionet e Kosovës”, ka shtuar Lekaj
Të tjera
-
Pak kamionë me mallra serbe po hyjnë në Kosovë
Hapja e kufirit për mallrat serbe, ka bërë që kamionët me prodhime nga fqinji...
-
“Ku mbetën edhe 20 euro”, HANDIKOS kërkon sqarime nga ministri Hekuran Murati
Organizata joqeveritare HANDIKOS, e cila përfaqëson dhe përkrahë personat me ...
-
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkë...
-
Hill: Pala serbe me qasje konstruktive në dialog, nëse jam i brengosur për disa gjëra nuk ua them ato në televizion
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësi...
-
Kërkohet prej prokurorisë, zyrtari i ministrisë së Liburn Aliu lajmërohet live: Kam me u kthy pasnesër
Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë...
-
50-vjeçari në Tetovë dyshohet se ka vrạrë bashkëshorten dhe vajzën e mitur
Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vje...
-
“Kurti nuk do t’i mbrojë këta si Martin Berishajn”, Molliqaj për zyrtarët e arrestuar
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë thënë të martën se në aksionin...
-
“Po duan të na shantazhojnë që të bëjmë paqe me ta” – Deputetët e VV-së nuk kanë të ndalur me akuza kundër Prokurorisë
Arbër Rexhaj është deputeti i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka reagua...
-
Kryetarja e Gjykatës Speciale po vjen në Kosovë, do të takohet veç me Albulena Haxhiun dhe ndërkombëtarët
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë dhënë detaje për vizitë...
-
“FIT-i lụftoi me Radojiçiqin” Rashit Qalaj tregon për një rast kur njësitet speciale të policisë patën konfrontim të armatosur me Milan Radojiçiqin
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në emisionin...
-
Takimi lamtumirës: Gjenerali i KFOR-it i shkon në zyrë ministrit Maqedonci për t’u përshëndetur
Gjeneralit të KFOR-it, Ozkan Ulutas po i përfundon mandati. Kështu ai është t...
-
Reagon këshilltari i Liburn Aliut: Aksioni i sotëm përpjekje e ish-regjimit për ta dëmtuar Vetëvendosjen
Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Plani...