Zelenskyy pritet të vizitojë sot Uashingtonin
Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 21 December 2022
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë Uashingtonin të mërkurën, sipas tre burimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press, në udhëtimin e tij të parë të njohur jashtë vendit që nga fillimi i agresionit rus në shkurt.
Dy burime nga Kongresi amerikan dhe një person që ka dijeni për vizitën konfirmuan planet për ardhjen e tij. Ata folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës shumë të ndjeshme të udhëtimit. Ata thanë se vizita e zotit Zelenskyy, megjithëse e pritshme, mund të anulohet në minutën e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Gjatë vizitës në Uashington, zoti Zelenskyy pritet të mbajë një fjalim para Kongresit dhe të takohet me Presidentin Joe Biden. Vizita bëhet ndërsa ligjvënësit pritet të votojnë për një paketë shpenzimesh në fund të vitit që përfshin rreth 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën dhe SHBA përgatitet të dërgojë raketa “Patriot” në vend për të ndihmuar në mbrojtjen nga agresioni rus.
Ndihma e fundit do të ishte më e madhja nga Shtetet e Bashkuara deri tani për Ukrainën, një sasi edhe më e madhe sesa kërkesa urgjente prej 37 miliardë dollarësh e Presidentit Joe Biden.
Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi inkurajoi ligjvënësit që të jenë gati për seancën e së mërkurës në mbrëmje.
“Po përfundojmë një sesion shumë të veçantë të Kongresit të 117-të me legjislacion që ndihmon popullin amerikan si dhe mbështetje për demokracinë tonë,” shkruante zonja Pelosi të martën në një letër drejtuar kolegëve. “Ju lutemi të jeni të pranishëm për një seancë me fokus shumë të veçantë mbi demokracinë të mërkurën mbrëma.”
Presidenti Zelenskyy – pothuajse çdo ditë – u është drejtuar parlamenteve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare me video dhe bashkëshortja e tij ka vizituar kryeqytetet e huaja për të bërë thirrje për ndihmë kundër pushtimit rus.
Vizita vjen një ditë pasi ai bëri një udhëtim të guximshëm dhe të rrezikshëm në atë që ai e quajti pikën më të nxehtë në vijën e frontit prej 1300 km, në qytetin e Bakhmut në rajonin e kontestuar të Donetskut të Ukrainës.
Në një video të lëshuar nga zyra e tij nga vizita në Bakhmut, zotit Zelenskyy iu dorëzua një flamur ukrainas që ai la të kuptohej se do t’ia jepte udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara.
“Djemtë më dhanë flamurin tonë të bukur ukrainas me nënshkrimet e tyre,” tha zoti Zelenskyy në video. “Nuk jemi në një situatë të lehtë. Armiku po i shton forcat dhe njerëzit tanë janë më të guximshëm dhe kanë nevojë për armë më të fuqishme. Do t’ia japim atë nga djemtë Kongresit, Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne u jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre, por nuk mjafton”, tha ai.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti: Mbi 1.4 milionë banor residentë janë regjistruar deri më tani, një përqindje e lartë edhe e serbëve
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1...
-
Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e pa...
-
Raportohet se Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë në pikëkalimin e Merdares
Siç shkruajnë mediat në Beograd, autoritetet e Kosovës sot në Merdare nuk ia ...
-
Presidentja me thirrje ndaj qytetarëve: Ju lutem regjistrohuni, përcaktohen të dhëna të rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në ...
-
Tejkaluan në vijë të plotë, Policia në Gjilan ua konfiskon patentë shoferët për tre muaj
Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur dy shoferë të cilët kanë shkelur rreg...
-
Kalon periudha transitore, serbët në Graçanicë ende përdorin dinarin
Ndonëse ka përfunduar periudha transi...
-
Policia e Prishtinës arreston 131 persona të kërkuar nga gjykata – konfiskon katër thikἀ dhe gjashtë ἀrmë zjarri
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacio...
-
Zyrtare e lartë amerikane viziton Kosovën, në agjendë takimi me Osmanin e Kurtin
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth M. Allen do të udh...
-
Dy eurot false, BQK thotë se janë tërhequr 2.5 milionë monedha të tilla nga qarkullimi
Banka Qendore e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me masat dhe aktivitetet...
-
Minatorët mbesin pa paga
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka bërë thirrje që të ekzekutoh...
-
Ish-ministrja e AAK-së e kritikon Haradinajn dhe Abdixhikun: Refuzimi i takimit me Kurtin, mungesë gatishmërie për qeverisje
Partitë opozitare, LDK dhe AAK, refuzuan ftesën e kryeministrit Albin Kurti p...
-
Policia e Shqipërisë ofron 30 mijë euro shpërblim për vendndodhjen e këtij personi
Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë ndarë një shumë prej 30 mijë eurove shp...