Lajme

Zelensky viziton shkollën e goditur nga Rusia: Mbi 100 fëmijë dhe 60 mësues ishin brenda, të gjithë shpëtuan

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 01 October 2026

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka vizituar shkollën e cila është goditur me raketa nga sulmet e Rusisë, mëngjesin e së enjtes.

Zelensky ka thënë se ka biseduar më drejtorin dhe nxënësit e kësaj shkolle, që kishin arritur të shpëtonin nga shpërthimet.

“Gjëja më e rëndësishme është se të gjithë janë gjallë. Gjatë sulmit, në strehimore ndodheshin më shumë se 100 fëmijë dhe mbi 60 mësues. E falënderoj të gjithë ekipin për veprimet e tyre të vendosura që shpëtuan jetë.”, ka thënë Zelensky.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ekipet do të nisin menjëherë riparimin e shpejtë dhe rikthimin e energjisë elektrike në objektin e shkollës.

“Goditja e shkollave dhe kopshteve është një taktikë e qëllimshme ruse, që synon ta kthejë jetën e përditshme në objektiv sulmi. Ne po punojmë vazhdimisht për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të rritur prodhimin e raketave përgjuese ukrainase kundër dronëve “Shahed” me motor reaktiv, me qëllim mbrojtjen e qyteteve dhe komuniteteve tona nga sulme të tilla.”, ka thënë ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy