Zelensky: Rusia po pëson humbje të mëdha në front
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 20 February 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtria ukrainase i ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse që sulmuan qytezën Vuhledar në pjesën lindore të vendit.
Ai e përshkroi situatën në rajonin e Donbasit si “shumë të vështirë”.
Forcat ukrainase po tentojnë ta zmbrapsin një ofensivë ruse në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, përderisa është në pritje të furnizimeve të reja me armatim nga shtetet perëndimore.
“Situata është shumë e komplikuar atje. Dhe ne po luftojmë. Ne jemi duke i përçarë forcat pushtuese dhe po i shkaktojmë humbje jashtëzakonisht të ndjeshme Rusisë”, tha Zelensky.
Ai shtoi se beson që sa më shumë humbje që t’i shkaktohen Rusisë në rajonin e Donbasit, “aq më shpejt do të mundemi ta përfundojmë këtë luftë me fitore të Ukrainës”.
Ushtria ruse ka qenë nën presion për të korrur suksese shkaku i përvjetorit të parë të nisjes së luftës më 24 shkurt. Por, sipas raportit ditor të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, nëse ofensiva ruse dështon të shënojë suksese, atëherë mund të ketë tensione brenda lidershipit rus.
Sipas këtij raporti të së hënës, dy brigada “elitare” ruse kanë pësuar humbje të mëdha në qytezën e Vuhledarit në lindje të Ukrainës dhe tani janë “ushtarakisht të padobishme”.
Ndërkohë, Zelensky ka kundërshtuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i cili tha se duhet të lihet dera e hapur për dialog për paqe me liderin rus, Vladimir Putin.
“Ky do të jetë një dialog i padobishëm. E vërteta është se Macron po e humb kohën e vet. Unë kam ardhur në përfundimin që ne nuk jemi në pozicion për të ndryshuar sjelljen e Rusisë”, tha Zelensky në një deklaratë për gazetën Corriere della Sera./rel
Të tjera
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...
-
Komandanti i KFOR-it takon kryetaren e Graçanicës: Rikonfirmova përkushtimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...
-
Suspendimi i gjykatësit që e la në liri Enver Sekiraqën, avokati Jashari: Vendim i ngutshëm
Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor ...
-
Breshëri shkakton kaos në Han të Elezit, thyhen xhamat e veturave
Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar kaos në komunën e Hanit të Elezit...
-
Akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti: Çfarëdo që shihni është mashtrim – hajni e paprecedentë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në ...
-
Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës
Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erëra...