Lajme

Zelensky: Putin synon ta marrë gjithë Evropën

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 10 April 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij të shtunën vonë ka deklaruar se agresioni rus nuk është i kufizuar vetëm në Ukrainë, por në objektiv sipas tij është e gjithë Europa.

Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.

Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”.

-Advertisement-

Zelensky u shpreh gjithashtu se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbulloheshin në lindje të vendit.

“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Zelensky: Jam i përkushtuar për paqe

Nga ana tjetër Zelensky është shprehur se ai vazhdon të jetë i përkushtuar “për paqe”, pavarësisht sulmeve ruse ndaj civilëve të tij. Komentet e tij për Associated Press vijnë pas ditëve të takimeve me udhëheqës të huaj.

Zelensky: Britania e Madhe e gatshme ta restaurojë Kievin pas luftës

Në fjalimin e tij drejtuar kombit Zelensky shtoi se Mbretëria e Bashkuar ishte “gati të merrte përsipër restaurimin e Kievit” pas luftës.

Gjatë fjalimit të tij ka lavdëruar Boris Johnson për vizitën e tij të papritur në Kiev.

“Sot, ishte një nder i madh për mua të prisja në kryeqytetin tonë në rrugën Bankova, një mik të sinqertë të Ukrainës, Kryeministrin e MB Boris Johnson në emër të të gjithë ukrainasve”, tha ai.

“Vizita e tij në vendin tonë tregon sa më qartë që nuk ka pengesa për lirinë. Nuk ka pengesa për udhëheqjen. Boris ishte ndër liderët që nuk hezituan për asnjë moment nëse do të mbështesnin Ukrainën.”

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të vendosin një embargo të plotë të naftës ndaj Rusisë, në mënyrë që të mbytet një nga rrjedhat kryesore të të ardhurave të saj.

“Ukraina nuk ka kohë për të pritur”, tha ai. /abcnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera