Zelensky paralajmëron ukrainasit për sulme të mundshme ruse gjatë festave

Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 24 December 2022
Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave. Ai u bëri thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim.
“Me afrimin e sezonit të festave, terroristët rusë mund të aktivizohen përsëri”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
Presidenti u takua me udhëheqësit ushtarakë ukrainas më 23 dhjetor, pasi u kthye në Kiev nga Uashingtoni, ku tha se ushtria po përgatitet për muajt e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm.
“Detyrat tona mbesin të pandryshuara. Ky është çlirimi i tokës sonë, është siguria për popullin tonë, rindërtimi i vendit tonë pas sulmeve ruse. Këto janë komponentët e fitores së Ukrainës, që ne po u ofrohemi hap pas hapi”, tha ai.
Vizita e Zelenskyt në SHBA më 21 dhjetor ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt. Ai tha se ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare.
Në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin diskutoi ndihmën dhe rrjedhën e luftës. Ai, po ashtu, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë.
Biden shpalli një paketë të re ndihme për Ukrainën – në vlerë prej 1.85 miliard dollarësh – e cila përfshin edhe një bateri të sistemit mbrojtës raketor, Patriot.
Zelensky tha se sistemi Patriot është pjesa më e fuqishme e paketës së re.
Megjithatë, ky sistem nuk do të pozicionohet menjëherë, sepse trupat amerikane fillimisht duhet t’i trajnojnë forcat ukrainase se si ta përdorin dhe mirëmbajnë atë.
Patrioti konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane dhe ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe atyre balistike./REL

Të tjera
-
Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Imamit i Qabesë, Dr. Bandar Belilah...
-
Raportohet për therr*e me th*kë mes disa të rinjve në Podujevë
Raportohet se mesditën e së premtes në qendër të Podujevës, disa të mitur jan...
-
Kuvendi me njoftim për dështimin e të 13-ës, tregon edhe për seancën e 11 majit
Kuvendi i Kosovës ka bërë një njoftim në faqen e saj për seancën e sotme, e c...
-
Bizneset e Kosovës i kërkojnë ZRrE-së ta pezullojë vendimin për daljen në tregun e lirë
Lidhja e Bizneseve të Kosovës, si përfaqësuese e interesave të sektorit priva...
-
Tahiri kritikon qeverinë dhe BE-në: 9 maji festohet në Kosovë, por Evropa vazhdon të punojë me standarde të dyfishta
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar...
-
Nipi i Ilir Konushevcit: Ta mbash emrin e tij është përgjegjësi e madhe
Të mbash emrin e heroit Ilir Konushevci nuk është vetëm privilegj, por edhe p...
-
Osmani takon Hargreavesin, temë diskutimi konstituimi sa më i shpejtë i institucioneve
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bash...
-
Ky është Ardit Beshiri, i riu që humbi jetën pasi e zuri dheu gjatë punimeve në Klos të Shqipërisë
Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e kësaj të prem...
-
Oda Amerikane përsërit thirrjen për shtyrjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë
Teksa afati për liberalizimin e tregut të energjisë po afrohet, Oda Ekonomike...
-
Hamiti: Moszgjedhja e kryetares së Kuvendit, dëshmi e dështimit të VV-së
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se fajtori kryesor...
-
Rama: Jemi duke e bërë robotin në Prishtinë, do t’i ndërtojë 600-1000 tulla në ditë nga materialet e reciklueshme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë duke e ...
-
Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore më 21-22 maj
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në ...