Tahiri kritikon qeverinë dhe BE-në: 9 maji festohet në Kosovë, por Evropa vazhdon të punojë me standarde të dyfishta

Autori: Gazeta inFokus
13:38 | 09 May 2025
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar 9 majin, Ditën e Evropës, duke ironizuar që Kosova e shënon këtë ditë, ndërkohë që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk e kanë festë zyrtare.
Tahiri ka ngritur disa pyetje kritike për procesin e integrimit të Kosovës në BE, duke theksuar se vendi është ende nën sanksione dhe masa ndëshkuese nga BE, ndërkohë që Serbia, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë, vazhdon të trajtohet me konsideratë.
Ai ka shprehur shqetësimin për qeverisjen aktuale të Kosovës, duke e quajtur sjelljen e saj autokratike dhe të pashembullt në procesin e konstituimit të Kuvendit.
Ai thotë se nëse Kosova ka për qëllim integrimin në Bashkimin Evropian dhe të qenurit pjesë e Këshillit të Evropës, atëherë duhet një ndryshim i qartë nga elita politike dhe BE-ja për të siguruar një proces të drejtë dhe të barabartë.
Sot Kosova shënon 9 majin, të njohur si Dita e Evropës. Më 9 maj 1950, Robert Schuman, atëherë Ministër i Punëve të Jashtme i Francës, përmes një deklarate historike, propozoi një traktat bashkëpunimi me Gjermaninë. Sado modeste të ketë qenë ajo nismë në kontekstin e pas Luftës së Dytë Botërore, ajo ishte larg të qenit një ide popullore. Bashkimi Evropian nuk ka qenë gjithmonë ai që njohim sot: gjithpërfshirës, kompleks dhe i rëndësishëm. Ishin imagjinata, vizioni dhe kreativiteti politik që e themeluan dhe e mundësuan BE-në që njohim sot.
Për mua janë tri momente ironike që dua t’i theksoj në këtë ditë:
- Kosova e shënon këtë ditë, ndonëse shumë shtete anëtare të BE-së nuk e kanë si festë zyrtare. Është ironike që ne festojmë arritjet e atyre që vetë nuk i festojnë. Megjithatë, kjo datë mbeti e rëndësishme për ne, sepse pas shpalljes së pavarësisë, elitat politike të Kosovës e përqafuan me entuziazëm dhe vizion rrugëtimin e shpejtë drejt integrimit evropian, diçka që sot po vendoset në pikpyetje nga të dy palët!
- Si është e mundur që Kosova, si vendi më pro-perëndimor në rajon dhe i përkushtuar ndaj vlerave të BE-së, të mbetet ende nën sanksione dhe masa ndëshkuese nga vetë BE-ja, ndërsa Serbia, që hapur po forcon lidhjet me Rusinë dhe refuzon sanksionet — vazhdon të trajtohet me respekt dhe konsideratë nga Bashkimi Evropian? Kjo është një hipokrizi politike që minon besimin në drejtësinë dhe koherencën e vetë BE-së dhe e bën ironik konceptin që ajo përfaqëson.
- Ironia bëhet edhe më e madhe nga fakti se pikërisht sot, kur festohet 9 Maji, qeveria, me një logjikë populiste dhe një vizion revizionist, me qasje kaotike dhe me vullnet politik përjashtues, në kundërshtim me Kushtetutën, fyen dhe dhunon ligjin dhe procedurën, duke imponuar qasje autokratike në konstituimin e Kuvendit. Kjo është sjellje autoritare që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë, ligjin dhe procesin e drejtë.Për mua është e qartë se, nëse qëllimi ynë është Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe demokracia si sistem politik, atëherë dy palë duhet të ndryshojnë: elita jonë politike duhet të heqë dorë nga kjo qasje, sikurse edhe Bashkimi Evropian nga standardet e dyfishta në procesin e zgjerimit dhe integrimit.

Të tjera
-
Ujësjellësi i kryeqytetit intervenon sot në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj sot...
-
Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sul*me ndaj emigrantëve
Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule t...
-
Deputeti kosovar në Zvicër pas intervistës së Kurtit në RTK: Ai ka përfunduar politikisht, tashmë ka hyrë në fazën e rënies së shpejtë
Intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Radio Telev...
-
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit...
-
Gjithçka gati në “San Mamés” për finalen e madhe angleze të Europa League
Stadiumi “San Mamés” në Bilbao të Spanjës është veshur me ngjyrat e f...
-
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut i shkon në shtëpi Behgjet Pacollit
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka qenë mysafir i kryetarit të...
-
Aksidentohet urbani i linjës së aeroportit, bllokohet trafiku tek Zona Industriale (PAMJE)
Bllokim trafiku është shkaktuar sot tek Zona Industriale drejt Prishtinës, si...
-
Rrëmbim në mesnatë në Fushë Kosovë – E mitura merret me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar
Ngjarje të rënda që përfshijnë fëmijët vazhdojnë të tronditin opinionin publi...
-
Gjobat e fushatave për zgjedhje, KQZ-ja do t’ua ndalojë mjetet partive nga Fondi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në ...
-
Policia nis hetimet për dje*gien e kamionit në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë
Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë...
-
Deputeti i VV-së e pranon: Propozimi që seancat të mbahen një herë në javë ishte gabim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka thënë se propozimi që t...
-
Shqiptarit i dështon përpjekja për të marrë azil në Britani të Madhe, gënjeu për orientimin seksual
Një shqiptar ka dështuar në përpjekjen për të marrë azil në Britani të Madhe,...