Oda Amerikane përsërit thirrjen për shtyrjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë

Autori: Gazeta inFokus
13:12 | 09 May 2025
Teksa afati për liberalizimin e tregut të energjisë po afrohet, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj të mëparshëm se Kosova nuk është e përgatitur për një tranzicion të tillë.
Sipas kësaj ode, përtej mungesës së konkurrencës reale në treg, afati i shkurtër nuk u ka dhënë bizneseve as kohë të mjaftueshme për përgatitje, as hapësirë për zbatimin e masave mbështetëse gjatë kësaj periudhe kalimtare, të cilat janë thelbësore për të shmangur goditjet financiare dhe rënien e konkurrueshmërisë.
“Shqetësimet e bizneseve janë rritur ndjeshëm pas ofertave të marra nga furnizuesit, të cilat parashikojnë rritje mbi 200% të tarifave të energjisë, një zhvillim që bie ndesh me pritjet se liberalizimi do të sillte ulje të çmimeve përmes konkurrencës. Kjo rritje e paparashikuar do të prekë zinxhirin e gjerë të bizneseve në vend, nga sektori prodhues dhe përpunues, deri te sektori i shërbimeve, tregtisë dhe teknologjisë, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë financiare dhe perspektivën e investimeve”.
“Argumentet se vendet e rajonit kanë zbatuar me sukses liberalizimin nuk janë valide në kontekstin e Kosovës. Vendet fqinje kanë qasje në burime alternative si gazi natyror, ndërkohë që në Kosovë, për shkak të vendimmarrjeve të gabuara në të kaluarën, projektet për ndërtimin e infrastrukturës së gazit janë braktisur, duke e lënë energjinë elektrike si burimin e vetëm për nevoja afariste dhe industrial”, theksohet në thirrjen e Odës Ekonomike Amerikane.
Moskonstituimi i Kuvendit, thonë nga kjo odë “përbën një arsye shtesë se pse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk duhet të vazhdojë me planet për liberalizimin e tregut në këtë faze, duke pasur parasysh se ky institucion i pavarur është llogaridhënës para deputetëve të Republikës së Kosovës”.
“Për një tranzicion të qëndrueshëm dhe të drejtë, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje politikëbërësve të shtyjnë afatin përtej 1 qershorit 2025 dhe paralelisht të miratojnë legjislacionin e nevojshëm dytësor për të mundësuar investimet në teknologji të ruajtjes së energjisë (bateri) dhe në sisteme me efikasitet të lartë energjetik. Gjithashtu, kërkohet futja e një skeme nxitëse tatimore dhe doganore për teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturën mbështetëse. Pa këto masa, liberalizimi rrezikon të sjellë më shumë dëm sesa përfitim për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit”.

Të tjera
-
Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie
Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior ...
-
Lekaj: VV po e përdor Albulena Haxhiun për të çuar vendin në zgjedhje
Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për strate...
-
Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari po kalon në një periudhë të rëndë shënd...
-
E dhimbshme: Sot varroset 27-vjeçarja që humbi jetën në vetëaksident fatal në Kuzmin të Fushë Kosovës
Gazeta ka raportuar se një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzm...
-
Atentati në Durrës: Kamerat kapin momentin e vr*sjes së 29-vjeçarit
Kanë dalur pamje pak çaste pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dur...
-
Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u v*a në Durrës
Është publikuar fotoja e viktimës së atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Durr...
-
Nura publikon foton e 27 vjeçares që vdiq në vetaksident: Zoti, para se ta merrte në paqen e tij, i dhuroi emrin më hyjnor “nënë”
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar fotografinë e 27 v...
-
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e Qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave
Është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të banimit të përballueshëm në...
-
S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendonte për paaftësi mendore
Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...
-
Detaje të reja: Shqiptari që humbi jetën në Itali, u shtyp nga kamioni në një kantier ndërtimi
Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori shqiptar...
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuares për vjedhje
Stacioni Policor i Graçanicës ka shpallur në kërkim një grua të dyshuar për ...
-
Kurti në Podujevë s’iu përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, s’është përgjigjur në pyetjet rreth b...