Kurti: Me luf*ëtarë si Ilir Konushevci e paimagjinueshmja bëhej e mundur

Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 09 May 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeveritar dhe familjarë të dëshmorëve, bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt.
Kurti theksoi rolin kyç të Ilir Konushevcit në logjistikën e UÇK-së dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm në furnizimin me armatim në kohë të vështira.
Ai vuri në dukje se veprimtaria e Ilirit nisi më 13 maj 1992 dhe vazhdoi pandërprerë deri në rënien e tij heroike, duke shtuar se pa njerëz si ai, lufta çlirimtare nuk do të ishte e mundur.
“Jemi këtu tek varret e dëshmorëve tanë që para 27 vjetësh ranë heroikisht, duke sjellë armatim për UÇK-në. Ilir Konushevci-Mërgimi ishte pasardhës i denjë i Zahir Pajazitit dhe ishte shpirti i UÇK-së, meqenëse ishte në krye të logjistikës dhe furnizimit në një kohë të vështirë, ku UÇK-ja po përballej me një ushtri që ishte shumëfish më e pajisur me armatim dhe municion, por me vullnetin e çeliktë të luftëtarëve si puna e Ilir Konushevcit dhe ajo që ishte e paimagjinueshme bëhej e mundur. UÇK-ja jo vetëm që merrte pjesë në beteja, por ngadhënjente aty. Ilir Konushevci e ka nisur veprimtarinë e tij saktësisht më 13 maj 1992, atëherë kur u formua organizata e fshehtë politike “Shqiponja” dhe prej asaj dite nuk u nda asnjëherë në organizimin e shtimit të radhëve te ushtarëve të UÇK-së. Kur i kujtojmë dëshmorët e kombit, heronjtë e parë që kanë punuar në vitet ‘90 duhet ta kujtojmë që kishim luftëtarë edhe para luftës çlirimtare. Pa njerëz si Iliri nuk mund ta kishim luftën çlirimtare. Andaj homazhet tona tek dëshmorët shprehim mirënjohjen e thellë”, tha Kurti.

Të tjera
-
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e Qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave
Është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të banimit të përballueshëm në...
-
S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendonte për paaftësi mendore
Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...
-
Detaje të reja: Shqiptari që humbi jetën në Itali, u shtyp nga kamioni në një kantier ndërtimi
Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori shqiptar...
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuares për vjedhje
Stacioni Policor i Graçanicës ka shpallur në kërkim një grua të dyshuar për ...
-
Kurti në Podujevë s’iu përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, s’është përgjigjur në pyetjet rreth b...
-
“Mafia energjetike”, Hykmete Bajrami: Liberalizimi i tregut të energjisë do të rrisë faturat deri në 260% për mbi 1,300 biznese
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani
Zyra e prokurorit publik të Halle, ka bërë të ditur se 46 vjeçari është lirua...
-
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundmi është kërcënuar me jetë. Në ...
-
Itali: 56 vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës
Një 56 vjeçar shqiptar e ka humbur jetën në vendin e punës në Itali. Ngjar...
-
Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se nga e marta e 20 majit nd...
-
Muharremi alarmon për mospërputhje të mëdha në statistikat e punësimit: “Varet kënd e pyet!”
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka ngritur alarmin për dallimet e th...
-
E rëndë: Kjo është viktima e dytë e aksidentit fatal në Fushë Kosovë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku...