Lajme

Zelensky: Donbasi do të jetë përsëri i Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 28 May 2022

“Donbasi do të jetë përsëri i Ukrainës”. Kështu deklaroi presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi mbrëmjen e së premtes.

Ai e ka vlerësuar situatën në Donbas si shumë të vështirë, duke iu referuar shtimit të ndjeshëm të sulmeve ruse në atë rajon të Ukrainës.

“Ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë, të rrisim rezistencën tonë dhe Donbass do të jetë përsëri i Ukrainas, ne do të rindërtojmë çdo qytet, çdo komunitet. Nuk ka alternativë tjetër”, theksoi ai.

-Advertisement-

Një ditë më parë, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për gjenocid në Donbas. “Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar. Ata duan të djegin e të bëjnë hi Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk, si Volnovakha, si Mariupoli”, tha Zelensky.

Në qytetet më afër kufirit rus si Donetsk dhe Luhansk, forcat ruse “mbledhin të gjithë ata që munden për të mbushur vendin e të vrarëve dhe të plagosurve në kontingjentin pushtues”, shtoi ai./A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera