Sport

Zekrija Ramadani tregon objektivin e Prishtinës pas fitores ndaj Trepçës ‘89

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 22 November 2020

Prishtina ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me rezultat 4-2, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i kryeqytetasve, Zekrija Ramadani, i cili ka thënë se objektiv kanë titullin kampion edhe pse ndodhen 11-të pikë prapa vendit të parë.

“Objektiv kemi titullin kampion dhe nuk duhet ta fshehim këtë gjë. Ndodhemi 11 pikë prapa vendit të parë, por nuk e lodhi mendjen për Ballkanin, pasi që ndeshjen e radhës e kemi me Llapin dhe ne synojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një”, ka thënë Ramadani.

-Advertisement-

Tutje tekniku shkupjan tha se i dhemb fakti që pranuan dy gola, por shtoi se do të punojnë shumë për të mos i përsëritur ato gabimet.

“Më dhemb fakti që pranuam dy gola. Ne duhet të analizojmë mirë këtë gjë dhe të punojmë për të mos i përsëritur këto gabime. Çdo futbollist i cili e bartë fanellën e Prishtinës është i rëndësishëm për ne. Nuk është John, por është Shillova, Kryeziu e Prapashtica. Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm”, përfundoi Zekrija Ramadani.

Prishtina pas kësaj fitoreje renditet e katërta me 18-të pikë të arkëtuara, 11-të me pak se Ballkani që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera