Sport

Zekirija Ramadani: E patëm ndeshjen dorë, por e humbëm

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 04 December 2020

Prishtina ka barazuar me Feronikelin në duelin që u zhvillua në kuadër të javës së 16-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’ ndeshja përfundoj me rezultat 0-0.

Pas lojës ka folur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, i cili është shprehur i pa kënaqur me rezultatin.

-Advertisement-

Nuk jemi të kënaqur nga rezultati, nuk duhet të themi se kemi luajtur keq por jo i kënaqur me rezultatin. Këtë ndeshje e kemi pasur në dorën tone por e humbëm penalltinë dhe kjo pike e arritur është meritë edhe e Feronikelit pasi kanë arritur të mbrohen mirë” deklaroj fillimisht Ramdani, duke vazhduar:

Mendoj që është meritë e kundërshtarit, por mendoj edhe që Leo kishte një pauzë të gjatë dhe kjo i ka bere qe ai mos të paraqitet në mënyrën ma të mirë. Oto John erdhi nga lëndim dhe pësoi sërish lëndim por në këtë ndeshje vlen të ceket edhe paraqitje e mirë e kundërshtarit”, ka thënë Ramadani për ‘Art Spot’.

Pas këtij barazimi, ‘bardhekaltrit’ vazhdojnë të mbajnë pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera