Lajme

Zeka: Deputetët udhëheqin biznese me mallra të prishura

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 18 Prill 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, gjatë seancës së sotme duke folur për mishin e prishur në Kosovë ka thënë se në mesin e shitëseve janë edhe disa deputetë, shkruan Infokusi.com.

Zeka ka vazhduar duke përmendura edhe biznese të tjera që udhëheqin deputetët të Kuvendit e që sips tij cilësia e tyre është e dobët, si ndërtime, naftë, barna etj.

“Ka qenë një luftëtar, histori brilante, një snajper i UÇK-së, thoshte e merrsha në shenj me vra Zoranin, po thosha qysh me vra Zoranin kam shit cigare me të, kam bërë tregti të cigareve. Tak t’ia krissha Jovanit, thosha qysh me vra Jovanin që kam bërë biznes me të. Problemi është që me hi me bë njëfarë rëntgeni. Këtu gjysma e deputetëve dalin se kanë shitore, shesin vetë mish të prishur, shesin mallra të prishtë. Ka deputetë që kanë firma të ndërtimit, ndërtojnë lidhje e pa lidhje, që me ndodh ndonjë termet rrëzohemi të gjithë. Ka deputetë që merren me naftë, me barna, e këtu është problemi i sistemit, pra sistemi është krijuar gabim”, ka thënë Zeka./INFOKUSI

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy