Zbythje ‘patriotike’ për zgjedhje të parakohshme?!
Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 03 June 2023
Sipas deputetit gjerman të CDU-së, Peter Bayer, ka gjasa që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme. E kjo do të ishte ajo që më së paku i shkon për shtati Kosovës, të ardhmes së saj dhe vetë partnerëve tanë perëndimorë që me ngulm po kërkojnë zgjidhje të problemit Kosovë-Serbi.
E kemi thënë që sa e sa herë që Serbia ka qenë dhe ngelet fuqimisht e përkushtuar që çështja e Kosovës të mos zgjidhet. Ruajtja e kësaj gjendjeje në Kosovë sa më gjatë që të jetë e mundur është synimi madhor i Serbisë dhe Rusisë. Sepse vetëm ruajtja e kësaj gjendjeje e paralizon zhvillimin dhe çfarëdo perspektive për Kosovën. Moszgjidhja e problemit me Serbi, humbëse në secilin variant e bën Kosovën. Fakti që Serbia po flitet të shkojë në zgjedhje të parakohshme tregon më së miri për përpjekjet e saj bishtëruese për të mos e zgjidhur problemin me Kosovë. Prandaj, Kosova, në asnjë variant nuk guxon të bjerë nën grackë të Serbisë.
Në qoftë se Kosova vërtetë shkon në zgjedhje të parakohshme këtë vit, atëherë kjo do të ishte ndihmesa më e madhe që do t’ia bënim Serbisë. Kjo sepse shkuarja e Kosovës në zgjedhje do të na fuste në vitin 2024 që është vit elektoral në SHBA për zgjedhjen e kryetarit të saj. Inaugurimi i kryetarit të SHBA-së nuk bëhet deri në janar 2025. Nuk përjashtohet fare mundësia që të fitojë Donald Trump dhe Grenell të bëhet Sekretar Shteti.
Dihet që qeveria aktuale e Kosovës ka anuar hapur pro zgjedhjes së kryetarit Biden, administrata e të cilit po mundohet që sa më shpejtë t’i japë epilog problemit Kosovë-Serbi. Biden është kryetari i fundit i SHBA-së që i njeh shumë mirë problematikat e Ballkanit me theks të veçantë problemin Kosovë-Serbi. Prandaj, Biden – për të parandaluar çfarëdo konflikti të mundshëm Kosovë-Serbi aq shumë të dëshiruar nga Rusia – ka angazhuar një rrjet diplomatësh me përvojë për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi në kohën kur Rusia ka bërë agresion në Ukrainë dhe për ta shpërqendruar SHBA-në po mundohet me të gjitha mjetet të ndezë konflikt edhe në Ballkan. Ndërkohë që qeveria aktuale e Kosovës – ashtu siç u konfrontua me Administratën Trump – edhe më shumë është duke u konfrontuar së fundmi me Administratën Biden, diçka e paparë dhe e padëgjuar në historiatin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA.
Dhe nëse Kosova këtë vit futet në zgjedhje të parakohshme siç me shumë gjasë do të futet edhe Serbia, ndërkohë që në vitin tjetër do të kemi zgjedhje edhe në SHBA e BE, atëherë problemi Kosovë-Serbi nuk do të mund të rikthehet më në rend-ditën amerikane e evropiane para shtatorit 2025 në rastin më të mirë, apo në fillim të vitit 2026 në rastin më të keq. Dhe nëse tanimë veriu i Kosovës është pothuajse jashtë çdo kontrolli institucional, atëherë shtyerja e bisedimeve Kosovë-Serbi deri në fillim të vitit 2026 në terma praktikë do të thonte kështu:
– vazhdim gjendjeje e paparashikueshme në veri e shoqëruar me tensione;
– neglizhencë nga SHBA e BE për shkak të zhvillimeve të brendshme të tyre;
– ç’njohje eventuale të pavarësisë së Kosovës;
– bllokim i rend-ditës evropiane;
– ngecje në zhvillim ekonomik;
– mungesë investimesh të huaja;
– vazhdim i përplasjeve mes forcave politike;
– polarizim i mëtejmë i shoqërisë; dhe
– nxitje edhe më e madhe e ikjes së rinisë që është interesi primar i Serbisë e Rusisë, për t’i pasur tokat shqiptare pa shqiptarë.
Prandaj, në qoftë se qeveria e Kosovës dëshiron ta shpërndajë përgjegjësinë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, do të ishte mirë që ta zgjeronte koalicionin qeverisës pa shkuar fare në zgjedhje, ose të shkonte me ndonjë Grup Uniteti e me qeveri teknike gjithëpërfshirëse, në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesës së SHBA-së për ta mbyllur sa më shpejtë problemin me Serbi. Çdo rrugë tjetër do të sillte shumë të panjohura. Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë që loja po zhvillohet në territorin e Kosovës dhe se moszgjidhja e problemit me Serbi do të thotë humbje vetëm për Kosovën, sepse për fatin tonë të keq është Kosova që është bllokuar e asesi Serbia. A.H.

T� tjera
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...































