Zbutje e lehtë e deficitit tregtar të Kosovës në mars
Autori: Gazeta inFokus
21:50 | 24 April 2018
Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar një rënie të lehtë në muajin mars të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2017.
Rënia e aktivitetit të importeve si duket ndikoi në zbutjen e lehtë të deficitit tregtar.
Kështu tregon raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për 1.9% në muajin mars 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 228.9 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 233.3 milionë Eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 10.4%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Eksporti i mallrave në muajin mars 2018 kishte vlerën 26.4 milionë euro, ndërsa importi 255.4 milionë euro, që është një rënie prej -15.4 për qind për eksport dhe -3.5 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, shkruan kallxo.com.
Metalet bazë dhe artikujt prej tyre vazhdojnë të prijnë në eksportet e Kosovës.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 26.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.3% e përbëjnë produktet minerale; 13.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.9% e përbëjnë produktet bimore; 4.7% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 4.5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.2% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 4.0% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar etj.”, thotë komunikata.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.8 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, 11.7 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.2 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 10.8 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 9.8 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike, 8.6 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, 6.8 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 5.6 për qind produktet bimore etj.

T� tjera
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...

































